Një makinë ka dalë nga rruga në Gjirokastër dhe ka sjellë si pasojë plagosjen e tre personave.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Krahës 1, aty ku një makinë e tipit "Toyota" ka dalë nga rruga.
Drejtues i mjetit ishte një grua e moshës 43 vjeç me inicialet A.D.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit si dhe dy persona të tjerë.
Njëra prej tye me inicialet I.D ndodhet në reanimacion, ndërsa gruaja tjetër me inicialet K.L ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën bashkë me drejtuesen e mjetit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.