Gjirokastër/Përmbyllet operacioni "Drino 2", Shqipëria rikthen imigrantët ilegalë në Greqi

Gjirokastër/Përmbyllet operacioni

Imigrante ilegale ne kufi

Në Gjirokastër është përmbyllur operacioni "Drino 2",  që u zhvillua nga data 30 nëntor deri më 17 dhjetor dhe ku morën pjesë Shqipëria, Austria, Kroacia, Sllovenia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Moldavia. Operacioni u zhvillua në zonën kufitare që është në juridiksionin e stacionit të Policisë Kufitare të kufirit të gjelbër Kakavijë dhe u kthyen mbrapsht në Greqi imigrantët ilegalë.

 

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Gjirokastër, përmbyllet operacioni "Drino 2". Operacioni u zhvillua nga data 30 nëntor deri më 17 dhjetor.

Në operacion morën pjesë Shqipëria, Austria, Kroacia, Sllovenia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Moldavia. Operacioni “Drino 2” në vijim të operacionit “Drino” me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e imigracionit të parregullt dhe të çdo forme tjetër të krimit ndërkufitar. Operacioni është zhvilluar në zonën kufitare që është në juridiksionin e stacionit të Policisë Kufitare të kufirit të gjelbër Kakavijë. Gjatë ditëve të operacionit janë kapur imigrantë të parregullt të cilët në përfundim të procedurave të verifikimit sipas legjislacionit janë kthyer mbrapa në shtetin grek, si dhe shtetas shqiptar të kapur në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë