3 KG E ARDHUR NGA LAZARATI
Nëpërmjet një deklarate për shtyp policia deklaroi se ka marrë informacion se një shtetas kishte hipur në një furgon në fshatin Lazarat dhe po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës, ndërsa dyshimet ishin se në një çantë që ai mbante të kishte lëndë narkotike.
Më tej shtetasi është evidentuar nga specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve në vendin e quajtur Uara e Lumit Gjirokastër, i cili po zbriste nga furgoni dhe po priste makinë për të udhëtuar në drejtim të Tiranës. Në çantën e shpinës që mbante shtetasi Fatos Lita, i datëlindjes 1992 nga Dibra, kishte dy pako të mbështjella me letër natriban me peshë 1.5 kilogramë secila, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë gjithsej rreth 3 kilogramë.
Ky shtetas e kishte futur lëndën narkotike në një çantë shpine të vjetër ku mbante vegla pune ndërtimi me qëllim që të mos binte në sy që transportonte lëndë narkotike.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas e kishte marrë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta shiste në sasi të vogla në lokale nate në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
(Foto, droga e sekuestruar)
NE KAKAVIJE U KAPEN 11 Kg MARIUANE
Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar 4 shtetas për trafikim të lëndëve narkotike si dhe ka sekuestruar 11 kg mariuanë, të cilën po përpiqeshin ta transportonin drejt Greqisë. Operacioni ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit kur në zonën e gjelbërt të kufirit policia bllokoi Ermir Meçajn, 25 vjeç, nga Fieri, si dhe Eri Skënderaj, 23 vjeç, nga Ballshi. Nga hetimet rezultoi se ata po prisnin një automjet Hundai “i cili do t’ju sillte në afërsi të Doganës Kakavijë dy çanta shpine me lëndë narkotike, ku këta dy shtetas do t’I kalonin me krahë nga ana e poshtme e pikës së kalimit nga kufiri jeshil”, bëri të ditur policia.
Rreth orës 04:00 pikës së kalimit kufitar I është afruar automjeti që pritej nga forcat e rendit, me targa AA 739 CF, që drejtohej nga shtetasit Endrit Shkurti, 25 vjeç, nga Ballshi, ku gjendeshin dhe çantat me lëndë narkotike. Kur ka vënë rë forcat e shumta të policisë që po e prisnin, “ka tentuar të kthejë makinën me shpejtësi që të largohej duke shpërhtyer murin rrethues të doganës me kangjella hekuri pasi humbi kontrollin nga shpejtësi , por s’ka mundur dot të largohet pasi punonjësit e policisë ishin në gadishmëri dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke prangosur këtë shtetas dhe pasagjerin që ishte në këtë automjet, shtetasin Bardhi Skënderaj 19 vjeç nga Ballshi , vëllai i shtetasit Eri Skënderaj që ishte prangosur më parë në kufirin e gjelbërt nga Policia Kufitare”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)