Gjirokastra për një javë 'kryeqytet' i kulturës, nis sot Festivali Folklorik Kombëtar, hyrja falas! I pranishëm edhe Rama me familjen e tij

Gjirokastra kthehet sot në kryeqytetin e kulturës shqiptare teksa ka nisur Festivali Folklorik Kombëtar që pritet të zgjasë një javë ku do të performojnë 1200 artistë jo vetëm nga Shqipëria. Dhe mesa duket, këtë vit është zgjedhur të 'luhet' me ngjyrat e lehta verore dhe e qëndisur.

Rama shkruan se hyrja është falas në të gjitha ditët e festivalit. Ndërsa gjatë mbrëmjes në hapje të festivalit mori pjesë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe djali i tij Zaho. 

“Gati skena e qëndisur për të pritur 1200 artistët e Festivalit Folklorik Kombëtar që nis sot në Gjirokastër

HYRJA E LIRË në të gjitha ditët e festivalit.”-shkruan Rama. 

Gjirokastra për një javë do të jetë kryeqyteti kulturës shqiptare ndërsa performancat e me tepër se 1200 artistëve do të shtrihen jo vetëm në kala por edhe në zona të ndryshme të qytetit.

Kujtojmë se edicioni i parë i këtij festivali ‘Sofra e Trashëgimisë Shqiptare’ është çelur në  11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Çelet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, merr pjesë edhe Rama! I shoqëruar nga Zaho dhe bashkëshortja

 

Gjirokastra muzeale e traditave dhe kulturës shekullore, mikpret sot dhe në ditët në vijim, rikthimin pas 8 viteve të Festivalit Folklorik Kombëtar nën simbolikën e valltarëve të lidhur dorë për dore, në Kalanë e gurtë, të zbukuruar dhe gjallëruar në këtë natë, si kurrë më parë  nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e gjithë krahinave të Shqipërisë.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar, do të mbahet për 8 net në kalanë e Gjirokastrës në një skenë të hapur për të gjithë dhe do të akesohet falas.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga djali i tij Zaho dhe bashkëshortja e Linda Rama vizitoi këtë mbrëmje Kalanë e Gjirokastrës, e shndërruar në zemrën e Festivalit, me vizitorë të shumtë, artistë popullorë, artizanë, si dhe artëdashës të të gjitha moshave, të mbledhur së bashku për të shijuar një nga eventet më të mëdha të muzikës dhe valles tradicionale shqiptare, një ekspozitë e bukur e trashëgimisë kulturore jomateriale.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buda: 24/06/2023 16:15

    Nje Bravo te Merituar per kryeministrin Rama dhe ministren Margaritari!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë