'Gjirokastra plot me turistë', ministrja e turizmit debate me Shehun: Qarku është shpopulluar

 

Nuk kanë munguar debatet në Kuvend edhe mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se qeveria e kryeministri Rama do të njihet me një emër të vetëm, qeveria e shpopullimit të Shqipërisë.

'Qeveria e boshatisjes së Shqipërisë. Një plan djallëzor, nuk është rastësor. Kryeministri juaj mendon të sundojë dhe për të sunduar nuk i duhen më shumë se 800 mijë shqiptarë. Është një plan për të mbushur vendin me të ardhur nga lindja. Turp i botës. Një shembull konkret dhe real është Gjirokastra, të cilin ju e keni shpopulluar në mënyrën më të keqe. Qarku i Gjirokastrës ka vetëm 41% banorë të atyre që janë të regjistruar. Është ulur 50% numri i banorëve në atë qark, e dini që po shkretohet. E dini ju që kudo ka vetëm tabela shitet apo jepet me qira. Pse? Se ju e zbrazët, i përzutë njerëzit. Po e zhvishni Gjirokastrën, po e shkatërroni për interesat tuaja. Keni një program dhe plan që e keni për gjithë Shqipërinë.'- tha Shehu

Shehut iu përgjigj ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e cila tha se Gjirokastra është  vizituar nga një numër rekord turistësh.

'Nuk ka gjirokastrit që nuk do vinte buzën në gaz duke dëgjuar broçkulla nga kjo foltore, sikur për fat të keq na ndodh të dëgjojmë. Të flasësh për Gjirokastrën dhe të thuash broçkulla, është të gajasësh gjithë qafën e pazarit dhe të gjitha hotelet e Gjirokastrës që nuk i kishit parë deri në vitin 2013 as në ëndrrat më të bukura sepse e kishit kthyer në ëndrrën më të keqe. Shkoni sot në Gjirokastër. Futuni sot në booking se sa oferta dhe sa struktura bujtëse ka. Kjo tregoi se çfarë vitaliteti kanë gjirokastritët. Sot Gjirokastra është një model i bukur i asaj që është Shqipëria në turizëm. Është një hartë turistike që pa frikë ke 10 ditë për të bërë shumë gjëra dhe nuk të dalin. Gjirokastra është plot e përplot e mbushur me turistë. Si mund të flisni për Gjirokastrën me një mllef të tillë. Ajo vazhdon të jetë një atraksion.Si i thonë atij llafi, që qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Edhe Gjirokastra vetëm përpara do të ecë.'- tha Kumbaro


Lajmi kryesor:

Financimet ruse në PD, Rama: Më parë e mohonit, Berisha që ka nisur luftë me Amerikën thoshte 'Mos ma prekni Lulin'! Ish-kryeministri: Basha të tregojë origjinën e parave


G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale