Gjirokastritët “i qahen” Ramës:
Vendet e punës na i mori LSI

Gjirokastritët “i qahen” Ramës:<br />Vendet e punës na i mori LSI
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë dje në një mbledhje të detyruar dhe të kërkuar prej disa ditësh nga strukturat e PS-së në Gjirokastër. Strukturat e socialistëve kërkuan një takim të menjëhershëm me kryeministrin Rama, pas vendimit të këtij të fundit për t’ia lënë kandidatin e bashkisë së Gjirokastrës, qytet që njihet si bastion i përhershëm i PS-së, aleatëve të LSI-së.

Gjatë takimit të djeshëm, kryeministri shoqërohej edhe nga ministrat Erjon Veliaj dhe Arben Ahmetaj, të cilën u mandatuan në zgjedhjet e 2013 si deputet pikërisht në qytetin e Gjirokastrës. Në takimin që kryeministri zhvilloi me strukturat e PS-së merrnin pjesë edhe disa anëtarë të LSI-së dhe bashkë me ta edhe prefektja e qytetit Zamira Rami. Prefektja është edhe emri më i përfolur që LSI pritet të propozojë për kreun e bashkisë së Gjirokastrës, pas marrëveshjes së arritur me PS-në.

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare