Gjirokastër-Dy turistë gjermanë janë gjetur nga Policia e Gjirokastrës pasi kishin humbur prej disa orësh në një zonë të panjohur për ta.

Turistët kishin shkuar për të eksploruar në zonën malore të Labovës së Madhe Bashkia e Gjirokastrës.

Aty ata ishin në kërkim të aventurave malore, por mesa duket kishin humbur orientimin.

Policia e Gjirokastrës menjëherë aktivizoi dhe nisi një skuadër të forcave Shqiponja për kërkim-shpëtimin ë tyre.

Pas komunikimeve në telefon me personat që kërkuan ndihmë, u lokalizua vendndodhja dhe u bë e mundur gjetja ë tyre.

Sipas burimeve policore, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe të dy personat po transportohen drejt qytetit të Gjirokastrës."