Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Kurora e "Miss Globe 2015" është punuar nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e shqiponjës
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.
Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.
Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.
Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.
Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptarokanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
65/5
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.3%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10318
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK për të dhënë deklarime
3 Tetor, 13:40
-
BE-ja çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ndikimit të huaj
3 Tetor, 13:40
-
Ermir Lenjani tërhiqet nga Kombëtarja pas 10 sezonesh: Ëndërr e realizuar
3 Tetor, 13:37
-
Juventus, lajm i keq nga infermieria! Bremer mbyll sezonin
3 Tetor, 13:28
-
Ushtria izraelite thirrje civilëve: Largohuni nga Libani jugor! 3 muaj më parë kemi vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit në Gazë
3 Tetor, 13:23
-
Dosja 'Sterilizimi', shtyhet për herë të tretë seanca paraprake në GJKKO, me kërkesë të Beqajt lexohet çdo akt! Mbeten edhe 50 faqe
3 Tetor, 13:20
-
Tiranë/ Zhbllokonte telefona të vjedhur dhe më pas i shiste, në pranga 36 vjeçari (EMRI)
3 Tetor, 13:16
-
Përmbysja e 'çmendur' kundër Leipzig, Motta: Jam shumë krenar për lojtarët e Juventusit
3 Tetor, 13:14
-
'S'ka bir k... të më ndalojë, Ik se të degjeneroj grun! Hajde provoje... ' Përplasja verbale e deputetit Frrok Gjini me Asllan Dogjanin e Flamur Nokën në hyrje të parlamentit
3 Tetor, 13:09
-
Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë
3 Tetor, 12:55
-
Vrasësi i grave/ Shtyhet seanca në themel për Dan Hutrën! Në gjyq iu drejtohet mediave: Mos gënjeni, lëreni drejtësinë të bëjë punën
3 Tetor, 12:49
-
Unai Emery është 'macja e zezë' e Bayern Munich, i ka shkaktuar dy humbjet e vetme në tetë vjet
3 Tetor, 12:45