Ndërkohë që spekulimet rriten lidhur me një gjendje jo të mirë shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin, Rusia i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet.

“Vladimir Putin është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Kremlini, duke hedhur poshtë zërat se presidenti rus vuante nga një sëmundje pasi një udhëtim i tij jashtë vendit u anulua.

Më herët, një burim qeveritar kishte thënë se udhëtimi i Putinit në Nur-Sulltan i planifikuar për këtë javë ishte anuluar sepse Putini ishte sëmurë, duke nxitur spekulime në mediat sociale se lideri 69-vjeçar nuk ishte mirë.

Të  enjten, Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në përgjigje të një pyetjeje në konferencën e tij të përditshme, "Gjithçka është në rregull me shëndetin e tij".

“Ju e dini që specialistët e informacionit ukrainas, dhe ata amerikanë dhe britanikë, kanë hedhur në treg falsifikime të ndryshme për gjendjen e shëndetit të presidentit në muajt e fundit, këto nuk janë gjë tjetër veçse falsifikime,” shtoi ai.

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi pretendon se Moska do të ruajë 'arsenalin' e vet në centralin bërthamor! Ish-presidenti rus: Ukraina ‘mund të zhduket nga harta’