TIRANË - Edhe spitali i Traumës është në gatishmëri për të përballuar një situatë që mund të shkojë në rritje nga të infektuarit me koronavirus që mund të duan trajtim në spital.
Urgjenca, Pranimi dhe Reanimacioni janë në gatishmëri, të pajisura dhe të dezinfektuara, në pritje të pacientëve që do të kenë nevojë.
Deri më tani të infektuarit me koronavirus që kanë nevojë për trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së tyre më të rënduar, janë të shtruar në spitalin Infektiv në QSUT, i cili është kthyer në karantinë vetëm për të sëmurët me COVID.
Autoritetet shëndetësore thanë se edhe spitali "Shefqet Ndroqi", njohur si "Sanatoriumi", nëse do të ishte nevoja do të kthehej në karantinë për të prekurit nga COVID-19. Por pamjet nga spitali i Traumës, faktojnë se përgatitjet janë bërë edhe në këtë spital Universitar për t'i paraprirë çdo skenari. Deri më tani 12 të infektuar ndodhen tek Infektivi në Tiranë, ndërsa të tjerët janë të vetëizoluar.
Ja tregoni keto foto gojave te ndyra si gazmeta ,tritan memeci dhe bardh panikut.
Përgjigju