13 të lënduar gjatë protestës së sotme numërohen deri më tani, bën me dije Ministria e Shëndetësisë. Në Spitalin e Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, nga të cilët 7 protestues dhe 2 gazetarë. Protestuesi i lënduar në sy është duke u ekzaminuar, por s’ka rrezik për jetën. Momentalisht te Trauma ndodhen 4 të lënduar.

Te spitali “Nënë Tereza” janë mjekuar një protestues dhe një efektiv, që tashmë janë larguar. Edhe te poliklinika nr. 2 janë paraqitur 2 efektivë me lëndime në sy që po ashtu janë larguar pas trajtimit.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private