Gjithçka gati, nesër nis Eurovizion 2023 në ‘Liverpol Arena’! Familja ‘Kelmendi’ pa pasaportë shqiptare, humbet provat

Gjithçka është gati për Eurovision 2023, ngjarjen më të njohur të këngës në botë që nis të martën më 9 maj, ndërsa po kryhen edhe provat e fundit. Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç ka ndodhur që nga viti 2008 për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, Eurovizioni përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj.

Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”. Në një kohë kur duhet të kryenin provat e performancës së tyre, familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë. Shkak është bërë mungesa pajisjes me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë në Eurovizion.

Tri shfaqjet live do të prezantohen nga këngëtarja britanike Alesha Dixon, aktorja britanike Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, ndërsa  prezantuesi i televizionit irlandez Graham Norton do bashkohet në finale.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elona: 09/05/2023 08:16

    Ky eshte skandal per RTSH si mundet te regjistrohesh ne festivalin e kenges pa patur shtetesi.Me ligj ata jane te huaj nuk ka rendesi se origjina e tyre eshte shqiptare.Ne eurovizion regjistrohesh dhe ke nje sere dokumentash per te plohtesuar perpara se te kendosh.Pra personat jane kosovar dhe vetem origjina i lidh me Shqiperine per aq kohe sa nuk kane pasaporten shqiptare ata nuk mund te kendojne ne emer te shqiperise megjithe deshiren dhe apsurditetin por ligji eshte ligj askush nuk mund ta shkel.Vetem presidenti i republikes mundet ti pershpejtoje proceduren e marjes se pasaportes

    Përgjigju
  • ani: 08/05/2023 23:47

    fatkeqesisht pashaporten shqiptare po e marrin shum turq nderkohe qe nuk e merr kjo familje qe po perfaqeson Kombin ne europe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb