Lufta në Ukrainë, Moska s’pranon negociata për evakuimin në fabrikën e çelikut: Ushtarët e bllokuar, kriminelë! Pas Finlandës, Suedia kërkesë për anëtarësim në NATO

Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 81-të. Kievi pretendon se rusët në Mariupol hodhën bomba fosfori në fabrikën e çelikut Azovstal, ndërsa ndërmjetësi rus Medinsky përjashton negociatat për evakuimin duke thënë se ushtarët e bllokuar janë kriminelë lufte.

Ankaraja ofroi  një anije për të plagosurit e fabrikën e çelikut në Azovstal, Mariopol. Rusët po tërhiqen nga rajoni i Kharkiv në veri, duke kërkuar të sigurojnë "kontrollin e plotë" të Donetskut, Luganskut dhe Khersonit.  Zelensky nënshkroi një ligj që ndalon partitë pro-ruse dhe, duke u takuar me një delegacion senator amerikan bën thirrje që Rusia të shpallet "shtet terrorist". Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken thotë se në vizitën e tij në Berlin do të takojë ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s.

Ndërkohë Finlanda ka vendosur të aplikojë për anëtarësimin në NATO. ‘Kjo është një ditë historike,’ njoftoi Presidenti Sauli Niinisto në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren Sanna Marin. Finlanda, "po hyn në një epokë të re", tha ai.

Edhe Suedia ka bërë kërkesë për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se Ukraina mund ta fitojë këtë luftë dhe NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë.

“Rusia nuk po i arrin qëllimet strategjike që i ka vendosur vetes”, tha Stoltenberg. 

Nga ana tjetër, fitorja e Ukrainës në Eurovision u ngarkua me mesazhe politike, nga ku presidenti Volodymir Zelensky premtoi se do të bëjë gjithçka për të pritur festivalin në Mariuopol vitin e ardhshëm. Këngëtari i grupit tha se si do të rikthehet në Ukrainë për t’iu bashkuar forcave ukrainase.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
VIDEO/ Nën zhurmën e shpërthimeve, ushtari ukrainas këndon këngën fituese të Eurovisionit "Stefania"

Një ushtar ukrainas këndon këngën fituese të Eurovisionit "Stefania", ndërkohë që në sfond dëgjohen shpërthime.

"Stefania" kënga e grupit "Kalush Orkestra" me të cilën u përfaqësua Ukraina ketë vit në Eurovision është një homazh për të gjitha gratë ukrainase që po përballen me luftën.

Ora 22:51
Zelensky: Rusia do të sulmojë Donbasin, por operacioni i tyre ka dështuar tashmë

1652507356_AP22067306432734.jpg

Ukraina po përgatitet për sulmet e reja nga forcat ruse. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se janë vendosur në Ukrainën jugore dhe duan të sulmojnë Donbasin, por operacionin e tyre e konsideron të dështuar.

“Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë të bllokuar dhe se i ashtuquajturi "operacion special" i tyre tashmë ka dështuar. Populli do t'i shtyjë pushtuesit derisa të kuptojnë realitetin”, tha Zelensky. 

Duke folur për zonat e pushtuara aktualisht nga rusët, presidenti ukrainas tha se qëndrimi i tyre është i përkohshëm.

 

Ora 22:32
Ushtarët ukrainas në fabrikën e çelikut në Mariupol po përgatiten për një betejë përfundimtare

Gruaja e një ushtari të Regjimentit "Azovstal", fabrikës së çelikut në Mariupol tha gjatë një konference për shtyp se burrat e bllokuar në fabrikë kanë humbur shpresat dhe po përgatiten për një betejë përfundimtare.

“Ata mezi dalin në sipërfaqe, shkojnë vetëm në male për të gjetur ushqim dhe ujë. Shumicën e kohës ata ulen në bunkerë, janë pesimistë, sepse nuk ka pothuajse asnjë shpresë shpëtimi. Po përgatiten për betejën e fundit sepse nuk besojnë në një zgjidhje diplomatike”, tha ajo sipas raportimeve të UNIAN.

Ora 21:59
Kievi: Që nga fillimi i luftës, janë vrarë 27,400 rusë

1652593806_ukraine.jpg

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, viktimat ruse janë raportuar të jenë rreth 27,400 që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë. 

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, janë vrarë 27.400 ushtarë si dhe janë shkatërruar 200 avionë, 164 helikopterë, 1220 tanke, 89 sisteme antiraketë; 2958 mjete të blinduara; 195 raketahedhës të shumëfishtë; 13 anije; 555 sisteme artilerie, 416 dronë dhe 95 raketa lundrimi.

 

Ora 20:53
Suedia ndjek hapat e Finlandës, partia në pushtet mbështet anëtarësimin në NATO

Partia Social-Demokrate, subjekti politik në pushtet në Suedi, deklaroi ditën e sotme se mbështet anëtarësimin e vendit në NATO, duke hequr dorë kështu nga një politikë kundër bashkimit në aleanca ushtarake, dhe duke i hapur rrugën vendit që të aplikojë për anëtarësim në aleancën perëndimore.

Ne socialdemokratët konsiderojmë se më e mira për Suedinë dhe sigurinë e popullit suedez është që ne të bashkohemi me NATO-n. Ky është një vendim që ne e kemi marrë pas shqyrtimit shumë të kujdesshëm,” tha Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference për shtyp të dielën.

Ky njoftim vjen disa orë pasi shteti fqinj, Finlanda, po ashtu zyrtarisht njoftoi se do të aplikojë për anëtarësim në NATO, teksa është rritur mbështetja publike dhe politike në Suedi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Të dyja shtetet kanë shprehur dëshirën për të vepruar në mënyrë të koordinuar dhe për të dorëzuar kërkesat e tyre për anëtarësim së bashku, veprim që shihet si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus.

Gjatë një mbledhjeje të partive parlamentare që diskutuan për politikën e sigurisë të premten, u arrit në përfundim se anëtarësimi i këtij shteti në NATO do të zvogëlonte rrezikun e konfliktit në Evropën Veriore.

Suedia ka qëndruar jashtë aleancave ushtarake për më shumë se 200 vjet, edhe pse ka krijuar raporte të afërta me NATO-n që prej viteve ’90.

Nga ana tjetër Rusia ka paralajmëruar se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të pasohet me përgjigje të Moskës.

Ora 20:44
Lideri çeçen thirrje Erdoganit: Mos ndihmo në evakuimin e njerëzve në fabrikën e çelikut në Mariupol 

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka ftuar Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan që të mos japë asnjë kontribut në evakuimin e njerëzve që ndodhen në fabrikën e çelikut "Azovstalit", në Mariupol.

“Nëse myslimanët rusë do të habiteshin me lajmin se dronët Bayraktar kanë furnizuar Ukrainën nga një vend mysliman, imagjinoni se si mund të reagonin nëse Turqia do të ishte gati të ndihmonte në evakuimin e grupeve të kundërshtarëve të Islamit”, kështu deklaroi Kadyrov në faqen e tij në Telegram.

Ora 20:41
G7 i bën thirrje Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë

1652640137_g7.jpg

Vendet e G7 vazhdojnë t’i kërkojnë Rusisë t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, e cila sipas tyre ka shkaktuar një nga krizat më të këqija të ushqimit dhe energjisë në historinë e fundit. Përmes një deklarate të përbashkët, vendet e G7 i bënë thirrje Rusisë  t’i japë fund luftës së saj kundër Ukrainës

“Ne jemi të vendosur për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të paligjshëm të Rusisë, dhe përsërisim thirrjen tonë të vazhdueshme që Rusia t’i japë fund luftës dhe vuajtjeve dhe humbjeve të jetëve”, thuhet në deklaratën e vendeve të G7.

Franca, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja kanë dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila sipas tyre ka shkaktuar një nga krizat më të këqija të ushqimit dhe energjisë në historinë e fundit.

“Ne jemi të vendosur të përshpejtojmë një përgjigje të koordinuar shumëpalëshe për të ruajtur sigurinë globale të ushqimit dhe të qëndrojmë pranë partnerëve tanë më të cenueshëm në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë.

Ata theksuan rëndësinë e garantimit të sigurisë energjetike duke përshpejtuar tranzicionin energjetik, duke premtuar se do të promovojnë energjinë e pastër dhe do të investojnë më shumë në projektet e LNG-së për të reduktuar varësinë nga Rusia.

“Në këtë kontekst, ne e njohim rëndësinë e përshpejtimit të investimeve në projektet e zhvillimit, përfshirë projektet e LNG-së, dhe promovimin e përdorimit të energjisë së pastër për të reduktuar varësinë tonë nga energjia e Rusisë”, thonë vendet e G7.

Ora 19:59
Stoltenberg: Ukraina mund ta fitojë luftën, Rusia nuk po i arrin qëllimet e saj

Ukraina mund ta fitojë këtë luftë dhe NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë”,kështu deklaroi Jens Stoltenberg në Berlin gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s. 

“Rusia nuk po i arrin qëllimet strategjike që i ka vendosur vetes”, shtoi ai

Ora 19:44
Ndërmjetësuesi rus: Jo negociatave për fabrikën e çelikut! Ata janë kriminelë lufte

"Luftëtarët e batalionit Azov nuk mund të jenë objekt i negociatave politike", ky është qëndrimi i Vladimir Medinsky, kreut të Delegacionit rus në bisedimet me Kievin. 

Sipas raportimeve të Tass, ndërmjetësuesi përdori pseudonimin "kriminelët e luftës"  duke i referuar në këtë mënyrë ushtarëve në fabrikën e çelikut në Mariupol. 

Ora 18:37
Medvedev: Nuk na intereson nëse G7 nuk i njeh kufijtë e rinj

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev në kanalin e tij Telegram shkruan se Rusia nuk shqetësohet për mundësinë e mosnjohjes nga G7 të kufijve rusë, nëse ato përfshijnë territoret e pushtuara të Ukrainës. 

"Le ta themi kështu: Vendit tonë nuk i intereson mos njohja e G7-ës për të njohur kufijtë e rinj. Ajo që ka rëndësi është dëshira e vërtetë e njerëzve që jetojnë atje", tha Medvedev.

Ora 16:00
Stoltenberg: Për Finlandën dhe Suedinë do të gjejmë një linjë të përbashkët

“Për hyrjen në NATO të Finlandës dhe Suedisë, për të cilat Turqia ka shprehur rezerva, kam besim se do të mund të gjejmë gjuhën e përbashkët”, kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën për median në fund të takimit joformal në Berlin të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke folur në një lidhje të drejtpërdrjetë. 

Ora 15:59
Finlanda dhe Suedia në NATO? Blinken: SHBA i mbështet fuqimisht

"Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, nëse ata vendosin të anëtarësohen. Ne do të respektojmë çdo vendim që ata marrin", tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në Berlin.

Gjatë fjalës së tij ai propozoi menjëherë të ulen menjëherë me palët dhe t’u jepet garanci sigurie përpara procesit të anëtarësimit.

Ora 15:11
NATO: Rusia nuk i ka arritur akoma qëllimet e saj

Në konfliktin në Ukrainë, Rusia nuk i ka arritur qëllimet e saj. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , pas takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të Aleancës në Berlin.

“Ne do të respektojmë vendimin e Suedisë dhe Finlandës. Nëse ata vendosin të bashkohen do të jetë një moment historik. Të jesh anëtar i Aleancës rrit sigurinë. NATO është e hapur dhe kundër çdo agresioni. Sot aleatët mbështesin Ukrainën, por forcimi i NATO-s është një punë afatgjatë që ka të bëjë edhe me veprimet e saj në të ardhmen”, shtoi ai, duke përsëritur sesi Kiev mund ta fitojë këtë luftë.

Ora 14:15
‘Ndihmoni Mariupolin’, rusët lënë shënime mbi bombat që do të hidhen në fabrikën e çelikut Azovstal! Përdorin fjalët e ‘Kalush’, grupit fitues të ‘Eurovisionit’

Ukrainasit akuzojnë rusët se kanë shkruar në disa bomba, siç thuhet të destinuara për Azovstal, thirrjet e grupit “Kalush” për fabrikën e  çelikut në Mariupol, pas fitores së tyre në Mariupol.

Lajmi vjen nga këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andriushenkoe i cili publikoi disa imazhe në Telegram.

“Ky është reagimi i ushtrisë ruse ndaj fitores sonë në Eurovision 2022”, shkruan Andryushchenko, në tekstin që shoqëron tre fotografitë.

Në fotot që janë publikuar, bombat ende të papërdorura, me shërbime në rusisht.

"Ndihmoni Mariupolin, ndihmoni Azovstal tani", shkruhet.

Të gjitha bombat kanë datën e djeshme, të finales së “Eurovosionit”

 

Ora 12:44
Kuleba: Na jepni atë që na duhet për të mposhtur Rusinë, përndryshe e keqja do trokas në derën tuaj

Na jepni gjithçka që na nevojitet dhe ne do të përballemi me Rusinë dhe do ta mundim atë në Ukrainë, duke u siguruar që ajo të mos trokasë kurrë në dyert tuaja”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba , duke iu përgjigjur një interviste për Bild TV .

Sipas tij ajo që duhet të bëjnë shtetet aleate në këto momente është të ndihmojnë Ukrainën në këtë moment kritik.

"Ndonjëherë është më e përshtatshme të ndihmosh tjetrin dhe të durosh një kohë të mungesën e diçkaje, sesa të rrish ulur në shtëpi duke parë televizor duke pritur të të tokas problemi te dera”, tha ai.

Ora 12:43
Finlanda: Do të kërkojmë zyrtarisht të bashkohemi me NATO-n

1652531842_Screenshot18.jpg

Finlanda ka vendosur të aplikojë për anëtarësimin në NATO. ‘Kjo është një ditë historike,’ njoftoi Presidenti Sauli Niinisto në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren Sanna Marin. Finlanda, "po hyn në një epokë të re", tha ai.

Shpresojmë që “Parlamenti të konfirmojë vendimin për të aplikuar për anëtarësimin në NATO në ditët në vijim’ shtoi Marin.

‘Në Finlandë, sqaroi ai, do të kemi ende një proces parlamentar përpara nesh, por shpresojmë që Parlamenti ta diskutojë këtë vendim historik me vendosmëri dhe përgjegjësi’. 

Parlamenti i Helsinkit do të mblidhet nesër për të diskutuar dhe miratuar kërkesën për anëtarësim në NATO, që procesi të fillojë të martën.

Ora 11:51
Kiev: Sulm raketash në Lviv pranë kufirit polak

Rusët nisën një sulm me raketa në një infrastrukturë ushtarake ukrainase në Yavoriv në rajonin Lviv pranë kufirit me Poloninë. Kjo u njoftua në Telegram nga Maksym Kozytsky, kreu i administratës ushtarake lokale. Për momentin nuk ka të vdekur apo të lënduar ndërsa struktura është shkatërruar plotësisht.

Ora 10:04
Kievi: Rusia po përdor bomba fosfori në Azovstal

Për herë të parë, pushtuesit rusë hodhën fosfor ose bomba ndezëse në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Kjo u raportua nga këshilltari i kryetarit Petro Andryushchenko, sipas raporteve nga agjencitë ukrainase. ‘Dje pushtuesit përdorën për herë të parë fosfor apo bomba ndezëse kundër mbrojtësve të Mariupolit’, ka shkruar ai në Telegram.

Ora 09:32
Mbrojtja britanike: Ofensivja ruse në Donbass ka humbur vrullin, Moska është prapa me planin

1652507708_Screenshot3.jpg

Ofensiva ruse në Donbass "humbi vrullin dhe mbeti ndjeshëm pas planeve". Kështu deklaroi ministria britanike e mbrojtjes në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë, duke shpjeguar se "megjithë përparimin fillestar në shkallë të vogël, Rusia nuk ka arritur të arrijë fitore të konsiderueshme në terren në muajin e fundit". 

Rusia, tani ka të ngjarë të ketë pësuar humbjen e një të tretës së forcave luftarake në terren të angazhuar në shkurt. 

‘Forcat ruse janë gjithnjë e më të kufizuara nga përkeqësimi i aftësive, morali i ulët i vazhdueshëm dhe efektiviteti i reduktuar luftarak. Shumë nga këto aftësi nuk mund të zëvendësohen ose plotësohen shpejt dhe ka të ngjarë të vazhdojnë të pengojnë operacionet ruse në Ukrainë ‘.

Ora 09:29
Zelensky: Lironi tokat e Ukrainës nga pushtuesit rusë që të parandaloni urinë globale

1652507356_AP22067306432734.jpg

‘Të mbështesësh Ukrainën do të thotë të punosh për të parandaluar urinë globale. Sa më shpejt të çlirohen tokat ukrainase nga pushtuesit rusë, aq më shpejt do të jetë e mundur të rivendoset siguria ushqimore’, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky . ‘Tani të mbështesësh Ukrainën - veçanërisht me armë - do të thotë të punosh për të parandaluar urinë globale. Sa më shpejt të çlirojmë tokën tonë dhe të sigurojmë sigurinë e Ukrainës, aq më shpejt do të jetë e mundur të rivendoset gjendja normale e tregut ushqimor’- tha ai.

Ora 09:04
Turqia ndihmon evakuimin civilëve të mbetur në fabrikën e çelikut Azovstal: Ofrojmë një anije për t’i larguar

1652543171_626f701dc8ddc560x1.jpg

Turqia është gati të dërgojë një anije në Mariupol për të lejuar evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas dhe civilëve të tjerë nga uzina e çelikut në Azovstal.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, në një intervistë për Reuters , sipas raportimeve të agjencisë Tass .

‘Plani ynë është që njerëzit e evakuuar nga fabrika e çelikut të dërgohen nga toka në portin e Berdyansk, i cili si Mariupol është në Detin Azov, dhe që një anije turke t'i çojë ata në Stamboll’, tha ai. ‘Nëse kjo mund të bëhet, anija jonë është gati të largohet dhe të marrë ushtarët e plagosur dhe civilët e tjerë në Turqi.’

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leli: 15/05/2022 09:39

    Po po ka humbur vrullin ja keni ndaluar ju britaniket . Mos beni propagande kot se ajo pune ka mbaruar ose do behet si thote Rusia ose eshte lufte e trete keshtu qe lerini fjalet kot !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës