‘Gjithçka nisi me një koment’ Kim mban premtimin takon komentuesit që e quajti ‘kineze’: Diskutuam për origjinën, traditën dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

 ‘Gjithçka nisi me një koment’ Kim mban premtimin takon komentuesit që e quajti ‘kineze’: Diskutuam për origjinën, traditën dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe komentuesi, Fisarti

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e mbajti premtimin dhe gjatë paradites së sotme zhvilloi një takim me Fisartin komentuesin që e quajti “kineze”.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, amabasadorja publikoi një fotografi me Fisartin, me të cilin diskutuan shumë rreth vendeve të tyre të origjinës, mënyrës si janë rritur dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Ajo shkruan se Fisarti është me origjinë nga Troopoja një vend që siç shprehet Kim e adhuroi në vizitën e saj muajin e kaluar.

“Gjithçka nisi me një koment si një shaka të pafajshme por beri të mundur një bisedë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane që shpresoj se do të vazhdojë. Faleminderit FIsart.”, shkruan ambasadorja.

“Javën e kaluar Fisarti bëri një koment për “miqësinë shqiptaro-kineze” që më çuditi. Kështu e ftova për kafe. Ai pranoi. Sot u ulën jashtë, në diell, pimë kafe dhe biseduam për komentin por edhe për shumë gjera të tjera. Ne diskutuam për origjinën dhe se si kjo na ka formuar (Fisar është nga Tropoja, një vend që unë kam rënë në dashuri kur e kam vizituat muajin e kaluar, ndërsa unë vij nga një mal i Kores por jam rritur në një ishull tropikal). Unë mësova pak më shumë për të shkuarën e shqiptarëve dhe u çudita kur Fisarti më tregoi se si Enver Hoxha kontrollont gjithçka, financat, fenë, punët, por ai nuk mund të kontrollonte shpirtin njerëzor. Ne gjithashtu diskutuam për sfidat që kanë shqiptarët dhe ramë dakord që ligji dhe barazia përballë ligjit është i rëndësishëm që të gjithë shqiptarët jo vetë elita të ketë një punë, të kujdeset për familjet dhe të kontribuojnë plotësisht në të ardhmen e shtetit.” , shkruan Kim.

Disa ditë më parë një koment nga Fisarti i ka tërhequr vëmendjen ambasadores.

“Dashuria Shqiptaro-Kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”!

Kim jo vetëm që i ktheu përgjigje të riut shqiptar, i cili e quajti atë kineze por edhe e ftoi në zyrën e saj për të konsumuar një bisedë së bashku dhe për të folur për kulturën dhe traditat e vendeve te tyre të origjinës.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i përgjigjet ambasadorja Kim.

Fisarti i ktheu përgjigje duke pranuar ftesën e ambasadores menjëherë dhe ia që takimi u bë realitet.

“Jam njeriu më me fat në Shqipëri! Askush nuk ka marrë një ftesë publike nga Ambasada Amerikane për një kafe dhe një bisedë të sinqertë! Unë e vlerësoj shumë ftesën tuaj zonjë, ne do të flasim për kulturat tona dhe të tjera. Zoti bekoftë Amerikën.”, u përgjigj ai.

Gjithçka nisi me një koment si një shaka të pafajshme por beri të mundur një bisedë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane që shpresoj se do të vazhdojë. Faleminderit FIsart.

Komenti dhe pergjigja e Ambasadores Kim

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë