E quajti kineze, Kim e fton komentuesin në ambasadë: Ju mirëpres t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim

E quajti kineze, Kim e fton komentuesin në ambasadë: Ju mirëpres t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim i ka kthyer përgjigje një prej komentuesve të saj, i cili e quajti atë kineze, në një foto të publikuar të saj me këngëtaren Ermira Babaliu.

‘Dashuria Shqiptaro-Kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”, shkruan komentuesi.

Kim i ka kthyer përgjigje duke e ftuar për një bisedë në zyrën e ambasadës Amerikane për t’i treguar historinë krenare të vendit nga vjen dhe ai t’i tregojë pse mendon se ajo është kineze.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i përgjigjet ambasadorja Kim.

Yuri Kim ka lindur në Korenë e Jugut dhe familja e saj emigroi në Guam, SHBA, në 1976, kur ajo ishte vetëm katër vjeçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:54
E quajti kineze, Kim e fton për një bisedë në Ambasadë, komentuesi: Jam njeriu më me fat në Shqipëri! E vlerësoj shumë ftesën tuaj

1623142831_kim.jpg

Pas ftesës së ambasadores amerikane, Yuri Kim për një kafe dhe një bisedë në ambasadë, komentuesi i cili e quajti “kineze”, plot entuziazëm pranoi ftesën.

Ai shprehet se ndihet njeriu më me fat në botë në Shqipëri, pasi është i pari që merr një ftesë zyrtare nga Ambasada për një kafe.

Në komentin e tij, ai shkruan se e vlerëson shumë këtë ftesë dhe se mezi pret të diskutojnë së bashku.  

“Jam njeriu më me fat në Shqipëri! Askush nuk ka marrë një ftesë publike nga Ambasada Amerikane për një kafe dhe një bisedë të sinqertë! Unë e vlerësoj shumë ftesën tuaj zonjë, ne do të flasim për kulturat tona dhe të tjera. Zoti bekoftë Amerikën.”, shkruan komentuesi.

 

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë