Gjithçka që duhet të dini kur dhuroni një buqetë me lule, mos i bëni këto gabime

Gjithçka që duhet të dini kur dhuroni një buqetë me lule, mos i bëni këto gabime

Buqetë me lule

Kur mendoni të dhuroni një buqetë me lule, ju mendoni vteëm për ngjyrën dhe shumë detaje i harroni pas. Por ja disa rregullaq ë duhet t'i keni parasysh në ço rast që vendosni ta surprizoni dike me lule.

1.Lulet artificiale. Asnjëherë mos dhuroni apo mbani në shtëpi lule artificiale, sado imitim i përsosur i luleve natyrale të jenë. Është diçka e papëlqyeshme.
2. Përdorni imagjinatën. Detajet janë ato që kanë rëndëi. Në bazë të stinës, mund të dhuroni lule fushe ose lule të rralla, për të mos blerë vazhdimisht të njëjtët karafila apo trëndafila.
3. Shmangni lulet e mëdha. Duhen shmangur lulet shumë të mëdha si gladiolat, pasi mund të mos pëlqehen prej atyre që ua dhurojmë, dhe transportohen me vështirësi. Zakonisht lule të tilla dërgohen me anë të një komisionari. 
4. Dhurojini lulet pa ambalazhim. Përjashtphet vetëm rasti kur ky është “shumë i bukur”. Ambalazhin mund ta lëmë kur është menduar posaçërisht për të nxjerrë në pah një motiv lulesh.
5. Mos harroni numrin e luleve. Zakonisht, te ne, dhurohen lule me numër tek. Ajo që e merr dhuratën, e plotëson buqetën (duke u bërë çift).
6. Mos harroni, kur një çift shkon për vizitë diku, është zotëria ai që ia ofron lulet zonjës së shtëpisë.
7. Mos i refuzoni asnjëherë lulet.  Lulet nuk refuzohen në asnjë situatë. Mos imitoni gjestin e shëmtuar të aktorëve të telenovelave që refuzojnë një buqetë të mrekullueshme me lule. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat