Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të nje sistemi frontal. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veriperëndim të vendit.

Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në juglindje kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era tepër intensive e problematike me shpejtësi 14-25 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 13 deri 20°C

në zonat e ulëta 16 deri 24°C

në zonat bregdetare 19 deri 23°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari

Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari