Strategjia e re/ Kush ka 2 ose më shumë banesa do paguajë taksë më të lartë! Tatim edhe grupet vulnerable

Kush ka një shtëpi të dytë apo të tretë, duke filluar nga viti 2026, do të paguajë taksa më të larta. Qeveria ka parashikuar që në vitin e ardhshëm të miratojë ligjin e ri për taksën mbi pasuritë e paluajtshme.

Nga shifrat rezulton se një në tre banesa ose mbi 356 mijë të tilla janë bosh në të gjithë territorin e vendit. Kjo sipas ekspertëve ka shumë arsye, nga emigrimi, blerja e shtëpive të pushimit edhe për shkak se shumë qytetarë në vend kanë në pronësi dy ose më shumë prona.

“Këto të ardhura do të sigurohen nëpërmjet rishikimit të sistemit tatimor mbi këto pasuri, rritjes së eficiencës së Kadastrës Tatimore, si dhe rishikimit të përjashtimeve të shumta nga këto taksa, përfshirë edhe rishikimin e tarifës së taksës për kategori të caktuara rezidenciale apo disponim të pasurive rezidenciale të dyta dhe të treta”, thuhet në strategji e Ministrisë së Financave 2024-2027.

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave thuhet gjithashtu se nga kjo taksë nuk do të përjashtohet asnjë kategori, madje edhe grupet vulnerabël do ta paguajnë, pasi kompensimi i tyre do të bëhet në një formë tjetër.

“Duke qenë se të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të pushtetit vendor, është e nevojshme që përjashtimet të mbahen në nivele minimale dhe ndërkohë, lehtësirat tatimore për grupet vulnerabël duhet të ofrohen nëpërmjet mekanizmave dhe formave të tjera”, thuhet në strategji.

Përmes këtyre ndryshimeve Ministria e Financave thotë se do të garantohet rritja e të ardhurave nga kjo taksë.

“Aktualisht, taksa mbi pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kontribuon në masën 0.3% të PBB-së, ndërkohë që të ardhurat mesatare që gjenerohen nga taksa e pronës në vendet e tjera të rajonit janë rreth 0.8% e PBB-së”, thotë Ministria e Financave.

Në 8 muajit e vitit buxheti i shtetit ka përfituar nga taksa e pasurisë afro 55 milionë euro, nga 41 milionë euro që ishte vlera vjet e arkëtuar vjet.

Taksimi i ndërtesave bazuar me vlerën e tregut ku do merren për bazë çmimet e reja të referencës pritet të zbatohet nga viti 2026. Pas Tiranës që ka çmimet e reja referuese nga vjet, ka nisur puna për vlerat e reja të referencës në të gjithë vendin.

Puna për taksën e re të pronës ka nisur që vitin e shkuar, pasi u hodh në konsultim publik projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme, në të cilin parashikohet që taksa për ndërtesën të variojë nga 0.1% -0.2% e vlerës së saj, nga 0.05% që është aktualisht, pra nga dy deri në katërfishim. Edhe pse ende nuk është konkretizuar në draft thuhej se për banesën e parë, qytetarët përfitojnë zbritje nga taksa.

BANESAT NË SHQIPËRI/CENS 2023
Të banuara       726.325 banesa
Bosh                 356,204 banesa
Në total         1.082.529 banesa

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark: 04/10/2024 13:18

    PO,,TE PAGUAJME NEVE SE DO TE VJEDHE EDI RAMA...

    Përgjigju
  • Hektor: 04/10/2024 07:37

    Qe kur thot do ta bejme ne 2026 ska per tu bere. Me shume duket presion per ata qe kane disa shpi qe ti shfrytesojne e ti perdorin. Rama po do te bej nje gje e ben edhe nuk pyet. Ky ligj nuk ka per tu bere sepse qellon direkt oligarket e ndertimit duke filluar me zamir manen.

    Përgjigju
    • Dakord: 04/10/2024 10:17

      Po çfarë flet o zotëri!? As 100 euro në vit nuk do jenë edhe sikur shtëpitë e dyta të taksohen dyfish. Pyet samir mane mr shokë për kaq?? Ama në buxhet të shtetit gur gur bëhet mur.

  • Iris: 04/10/2024 02:29

    Po taksat do te marrin parasysh dhe llojin e baneses? A do te kete diferencim ne sa takse paguhet t'a zeme, per dike qe ka dy apt.te kohes se Xhaxhit me nje qe ka apt.luksoze ne kulla e vile ne Lalez?

    Përgjigju
  • Po mër po: 04/10/2024 01:41

    Po ndërtuesit që kanë banesa pa shitur me vite stok sa taksa do paguajnë?

    Përgjigju
  • Kadastra: 03/10/2024 23:41

    Pra, kush ka shtepi 270 meter katror me verande 300 m, paguan me pak se dikush qe ka dy apartamente me nga 70 m2. Keta harrone se taksa mbi pronen e dyte do ngreje vetem qerate e apartamenteve, sepse barra do bjere mbi qeramarresin gjithmone.

    Përgjigju
  • Pronar: 03/10/2024 23:34

    Para ligjit nxirrni ligj qe te perfitojne Hipotekat e apartamenteve ,keni me mijera qe dhe pas shume vitesh te ndertuara pronaret skan akoma hipotekat ne dore

    Përgjigju
  • Banesa: 03/10/2024 22:44

    Po ato qe Kane 30 banesa/shtepi? Ligji duhet 1 dhe 2 shtepi jo taksa dhe 3-4-5 deri 10 banese taksa kush ka 30 banese taksa dhe 10% extra ndryshe varja pastaj ligj kot ! Sepse dikush mund te Kete nje shtepi 1900 ne Tepelene dhe Korce ne maje te malit qe nuk vlen as 5000$ dhe nje apartment qe e ka blere ne kryqytet ndaj nuk duhet takse per dy banese ama per tre kater apo me shume duhet takse sepse ne Shqipëri ka njerez qe bravo u qoft Kane dhe 30 Apartamente apo 70 se ka ec ekonomia

    Përgjigju
  • Bom: 03/10/2024 21:36

    Dhe keshtu dalengadale kalohet ne socializem...

    Përgjigju
  • Fehmiu: 03/10/2024 21:15

    Bjerini. Un kam 4 ne fakt, nuk me leverdis, por dhe te rri vetem pa njeri nuk me leverdis. Duhen njerez, sherbime, dinamizem. Boll me me kto cmime, rrisni taksat qe te mbahen cmimet nen kontroll se ska me kuptim. Madje te rriten shume se kemi dhe rob me 100 apartamente e vila.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?