Gjithnjë e më shumë raste dhe frikë, Gjermania në alarm për fëmijët e porsalindur me keqformime në duar

Gjithnjë e më shumë raste dhe frikë, Gjermania në alarm për fëmijët e porsalindur me keqformime në duar

"Gjithnjë e më shumë raste, gjithnjë e më shumë frikë" – e titullon Bild redaksionalen e tij sot, duke dokumentuar një rast të ri në Bremen të një fëmije të lindur me vetëm tre gishta në dorën e djathtë. Një rast që sjell në mendje alarmin e ngritur në një rajon të Francës me 18 raste të bebeve të lindura pa duar, ose me keqformime kongjenitale në gjymtyrë, siç njoftohet nga Shëndetësia Publike.

Ditët e fundit tabloidi kishte dokumentuar rastin e tre fëmijëve të lindur midis qershorit dhe shtatorit në të njëjtin spital në Gelsenkirchen, në zonën Ruhr, me keqformime në duar.

Spitali Sankt Marien në një shënim të botuar në faqen e tij të internetit, shkruan se në një interval kohor jashtëzakonisht të shkurtër, 1-2 % e të sapolindurve vijnë në jetë me keqformime kongjenitale.

"Malformimet e këtij lloji nuk janë parë për shumë vite. Ngjarja e shumëfishtë mund të jetë e rastësishme, por ne e shohim befasues periudhën e shkurtër të këtyre tre rasteve”

Nëna e fëmijës së lindur në Bremen tre muaj më parë së bashku me një vëlla të shëndetshëm binjak, thotë se është e shqetësuar "se ndoshta helmet mjedisore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rastet në rritje të keqformimeve”

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte KOMUNIZMI!: 17/09/2019 15:23

    Vazhdoni me kete kapitalizmin e dhjere e me keto metodat e stilet e juaja shume e shume vjeçare e do t'ja shihni mire rezultatin. Bota sa vjen e do te shkoje gjithnje e me teper ne kolaps te plote e ne shkaterrim, neqoftese NUK HIQNI DORE nga kjo rruge e te nderroni kurs. Megjithese e shihni dhe e pranoni vete se shtepia jone po rrenohet perhere e me teper, prap se prap vazhdoni avazin e vjeter. E dime se eshte e veshtire, shume e veshtire te hiqni dore nga pasurite e rehatite materiale, por DUHET! Edhe per te gjithe Boten e popujt pa diskutim, por edhe per ju o te zinj e te damllakosur, po edhe per ju s'eshte mire, edhe ju do te vdisni bashke me ne...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën