Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 11 persona për të cilët Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën duke ia kaluar dosjen SPAK, lidhur me një grup kriminal që kultivonin drogë.

Masa nga arrest në burg në arrest shtëpie ndryshoi vetëm për Danjela Hasanin duke e dërguar në arrest shtëpie.

GJKKO vendosi vijimin e masës arrest në burg për:
Afriom Dahati
Ndërkohë, në arrest shtëpie do të mbeten shtetasit:
Roland Gjoni

Policia e Shtetit dhe SPAK goditën grup e strukturuar kriminal që vepronte për kultivim kanabisi, teksa hetimet nisën para dy vitesh ndërsa mësohet se droga mbillej në disa fshatra të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë.