TIRANË- Gjykata e Posaçme la në burg një ditë më parë, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i arrestuar me urdhër të SPAK për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA. Meta do të qëndrojë në një nga qelitë e paraburgimit tek ‘313' në Tiranë, ndërsa avokati Indrit Sefa, për Report Tv shpjegoi edhe se çfarë do të ndodhë me tej me ish-presidentin.
Sefa thotë se mbrojtja e Metës ka 5 ditë afat për të ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë arrest me burg.
“Akuzat janë akuza të rënda, korrupsioni pasiv 4-12 vite, pastrimi i parave deri në 15 vite burg. Këto dënime nuk bëhet mbledhje matematikore, është Gjykata ajo që nëse e dënon, do dalë me një dënim të vetëm duke bërë bashkimin e dënimeve të veprave të ndryshme. Zakonisht nuk e kalojnë vlerën maksimale të dënimit të një prej veprave”, tha Sefa për Report Tv.
Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, avokati Sefa shpjegon edhe se kur mund të mbyllen hetimet e dosjes për çiftin Meta-Kryemadhi.
“SPAK ka afat 1 vit, brenda 1 viti duhet të mbyllë hetimet, të komunikojë akuzat dhe të dërgojë çështjen për hetimin njëjtë si rasti i Berishës dhe Malltezit që respektoi afatin”, vijoi Sefa.
Sefa komenton edhe çështjen Berisha, duke theksuar se në SPAK vijon hetimi pasuror për familjen.
“Praktikë e ndjekur nga SPAK, ndjek edhe mënyra të tjera të bërit hetime me fraksione për vepra të tjera të posaçme penale që mendon se nuk janë hetuar akoma gjatë kësaj faze dhe do hetohen në fazën në vazhdim. Është procedim i ri, për vepër penale të re, nuk bashkohet me dosjen Partizani”, tha sefa.
Në 5 orë seancë mes debateve e kërcënimeve ndaj drejtësisë, Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Ilir Metën, dhe caktoi detyrim paraqitje 1 herë në muaj për Monika Kryemadhin nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë. Të dy, sulmuan ashpër drejtësinë për një proces pa prova me urdhër politik.
Po ashtu, GJKKO ndryshoi masën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje për Piro Xhixhon nën akuzë për korrupsion pasiv dhe la në fuqi masën detyrim paraqitjeje për Ema Çokun nën akuzë për pastrim parash.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.9%
-
Partitë e vogla
20.3%
Vota total: 1058
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Meta mbron listën e PL nga qelia: Gongu ra, kreu i narkoshtetit është futur në bunker! Lista jonë më dinjitozja
13 Mars, 10:34
-
Kush janë 5 opozitarët që i bashkohen PS-së! Braimllari në listën e hapur në Tiranë, Nusret Avdulla në Fier! Ish-funksionarja e PD në listë të sigurt
12 Mars, 22:17
-
Monika Kryemadhi përdor postimin e Miranda Rirës për t'i shfaqur mbështetjen Ilir Metës: Me ty në çdo hap dhe sfidë!
12 Mars, 17:51
-
Sot afati i fundit për dorëzimin e listave, Lapardhaja në Report Tv: S’priten risi, Berisha marrëveshje me politikan pa peshë! Rama i detyruar të bëjë rifreskim të partisë
12 Mars, 15:09
-
Tjetër largim nga PL, jep dorëheqjen kryetarja e gruas, Esmeralda Demiraj: Do të kërkoj mundësi të tjera, atje ku meritokracia është parim! Reagon zëdhënësja e partisë
12 Mars, 13:30
-
Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA
12 Mars, 12:50
-
Orë vendimtare për partitë, sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë! PS e PD ‘vulosin’ pasdite ekipin garues për 11 maj
12 Mars, 07:35
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Rama ka strategji mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, Berisha për herë të katër në opozitë! PL në degradim total
11 Mars, 19:39
-
‘Janë 41 vepra të tjera që akuzohet Berisha’, avokati Beqiri në 'Frontline': Për 11 dosje janë hapur hetimet! Veliaj duhet hetohet në gjendje të lirë
11 Mars, 19:27
-
Zgjedhjet e 11 majit, Tafani: Rama me metodën që ka ndjek maksimizon votën, koalicioni i Berishës me personazhe të vegjël! Meta në listë të hapur, jo kosto për PD
11 Mars, 16:16
-
Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit
11 Mars, 14:20
-
‘Tik-taku’ i listave/ Ethet e kandidimit mbërthejnë PD! EMRAT e mundshëm në 12 qarqe! Meta sfidon besnikët e Berishës, del në listë të hapur! Si ndahet ‘torta’ për PL e aleatët
11 Mars, 13:45
Ohhh! D.Prifti! Ku je?
Përgjigju