Ilir Meta në burg, në qelitë e 313! 5 orë seancë në GJKKO! Ish-presidenti kërcënon Dumanin: Qen, mbaje mend çfarë kam për të të bërë! Kryemadhi: Duhej të isha unë në burg, jo ai (VIDEO)

TIRANË-  Ilir Meta futet në burg.Ish presidenti i Republikës, aktualisht Kryetari i Partisë së Lirisë, do të qëndrojë në një nga qelitë e paraburgimit tek “313-a” në Tiranë, të paktën deri në përfundim të hetimeve që SPAK ka nisur ndaj tij dhe bashkëshortes në proces divorci, Monika Kryemadhi.

Në 5 orë seancë, e cila nisi mëngjesin e sotëm (23 tetor 2024) me 3 orë shkëputje si kohë që palët të njiheshin me dosjen 167 faqe të SPAK, gjyqtari i posaçëm Erjon Çela la të pandryshuar masën e arrestit në burg për ish-presidentin Meta. 

 Monika Kryemadhi, nën të njëjtat akuza si Meta, korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë, do të duhet të paraqitet në SPAK 1 herë në muaj.

 Për 2 dosjet që SPAK bashkoi në 1, CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, pasuar nga një hetim pasuror, Kryemadhi i doli në mbrojtje Metës duke thënë se akuzat janë politike, pa prova, e shkoi deri në vetësakrifikim për të qëndruar ajo në burg e Meta në liri, për pjesën e shpenzimeve të padeklaruara të çiftit, qoftë ato për blerje banesash, shërbime mjekësore apo blerje me karta krediti.

Çështja e CEZ-DIA ka nisur prej 6 vjet, e kanë bashkuar me akuzat e mija, dhe ishte shumë qesharake kur prokurori tha Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Për gjëra që bën Mona është në burg Meta. Sapo i thashë Gjokutajt je avokat jo serioz, duhet të kërkoje detyrim paraqitje për Metën, arrest me burg për mua”, tha deputetja.

Gjuhën e ashpër ndaj drejtësisë Ilir Meta e artikuloi edhe në dyert e gjykatës, përballë 3 prokurorëve të SPAK të cilët kërkuan arrestimin e tij, Altin Dumanit, Arben Krajës dhe Sotir Kllapit. Në nisje të seancës me dyer të mbyllura, (ora 09:00)  Meta iu drejtua me kërcënime të hapura, fjalë të rënda dhe ofenduese ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar  “Dumduman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”.

Nga ana e tyre të tre prokurorët nuk reaguan por mbajtën qetësinë. 

Të njëjtën gjuhë përdori ndaj tyre edhe Monika Kryemadhi, e cila në eksperiencën e saj të parë me një seancë, ashtu siç paralajmëroi në hyrje të Gjykatës së Posaçme, u kujdes më shumë të shohë fytyrat e hetuesve dhe nivelin e tyre të inteligjencës.

Gjuha e ashpër u qetësua me ikjen e Dumanit për shkak të axhendës dhe rinisjen e seancës në orën 13:30. 

Futjen në një sallë me Ilir Metën në seancën drejtuar nga gjyqtari Kryemadhi e quajti provokim.

"Qëllimisht na futën në një sallë për të marrë masa arresti në grup ku secili nga ne ka masën në mënyrë individuale' 

Por si e pa vetë ajo qëndrimin e Ilir Metës ndaj prokurorëve? Kryemadhi shfrenoi edhe më tej gjuhën.

  Sapo pashë tre musketierët e drejtësisë së Ramës, Dumanin, Krajën dhe Kllapi dhe gjyqtarin Çela. Ku kanë by*hë ata me fol, ku flasin sot ata pa lejen e Ramës. Ka që në 2021 që kam bërë padi për Inceneratorët, keni parë gjë të ndodhë, paguajnë para çdo ditë. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar të Ramës na la vetëm 3 orë kohë për të parë dosjen, për të parë të gjitha provat, gjë e di që s’ka asnjë prove dhe mendon se 3 orë do jenë shumë pak... ”, tha Kryemadhi. 

Për babain e deputetes Erisa Xhixho, Piro Xhixho nga arrest shtëpie për korrupsion pasiv gjykata caktoi detyrim paraqitje për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa për Ema Cokun, mike e Kryemadhit mbeti në fuqi në masa detyrim paraqitje për pastrim parash.

SPAK arrestoi më 21 tetor 2024 kreun e Partisë Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.

Çifti Meta-Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. 2 dosjet ndaj Metës, Cez-Dia dhe lobimi në SHBA janë bashkuar tashmë në 1 hetim.

Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv.  Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave.

Report Tv solli pamjet nga momenti kur Ilir Meta doli nga Blloku i Sigurisë rreth orës 09:00 dhe kur mbërriti në ambientet e Gjykatës së Posaçme me furgon dhe i shoqëruar nga dhjetëra forca policie. Ndaj tij është caktuar masa arrest me burg. Pak më vonë e veshur me të zeza, Kryemadhi mbërriti e fundit në ambientet e GJKKO. Para gazetarëve drejtësinë e quajti të kastruar.  

Akuzat dhe masat e sigurisë
1 - Ilir Meta - 'arrest me burg'
3 akuza: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. 
2- Monika Kryemadhi- 'detyrim paraqitjeje'
3 akuza - "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. 
3- Ema Çoku- 'detyrim paraqitjeje'
Akuza: Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim.
4- Piro Xhixho- Detyrim me paraqitje
Akuza: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
U la në burg, ja momenti kur Ilir Meta hipën në furgonin e policisë për të shkuar tek '313-ta' (VIDEO)

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është lënë në burg nga GJKKO.

Meta do të qëndrojë në një nga qelitë e paraburgimit tek “313-a” në Tiranë, deri në përfundim të hetimeve të SPAK.

Në një video të siguruar nga Report Tv, shihet momenti kur Meta, largohet me furgonin e policisë për të shkuar tek burgu 313 në Tiranë pas seancës së sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Ora 19:48
Gjykata lë në burg Ilir Metën, Kryemadhi me 'detyrim paraqitje': Ai nuk është i rrezikshëm! Qesha kur tha prokurori 'ke hequr mitrën në bashkëpunim me Metën'

 

Në përfundim të seancës, në një deklaratë për mediat, Kryemadhi nuk kurseu ironitë dhe akuzat për prokurorët e SPAK.

Vendimi është dhënë pas gati 5 orë seancë me tensione, ku e pranishme ishte dhe Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit është lënë me masën “detyrim paraqitje”, ashtu si edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

“Për zotin Xhixho detyrim paraqitje, se është i sëmurë. E gjitha është që të mos kandidojë Erisa Xhixho, Meta, unë. Nuk kishim asnjë pritshmëri, e vështirë është që të dalësh kundër prokurorisë, por të paktën nxorrëm ato që kishim për të thënë.

Qëndrimi dhe argumenti im ishte që për çdo gjë që akuzohet Meta s’ka asnjë lloj lidhje. Aty u vërtetua se çështja Cez-Dia e Ilir Metës, ka filluar në janar të vitit 2018, pra do të thotë se 6 vite është dosja dhe duke qenë që nuk kanë pas asgjë e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake kur tha prokurori tha se Monika ka hequr mitrën në 27 maj të 2019 në bashkëpunim me Metën. Tani Meta nuk është kirurg, mua as asistencë mjekësore nuk kam marr, as nuk ka ardhur në spital kur jam operuar, sepse do të merrej me reformën në drejtësi. Ia sqarova të gjitha edhe gjyqtarit dhe u shokua, por se ka forcën që të ndryshojë vendimin e qeverisë.  Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, marrin në burg Ilir Metën.  Ilir Meta nuk është i rrezikshëm. Unë doja që të më jepnin njëherë në javë detyrim paraqitje dhe të bëja nga një konferencë për shtyp javë për javë, por do ta bëjë njëherë në muaj. Kështu që njëherë në muaj do të takohemi këtu”, tha ajo.

Ora 19:15
'I thashë Gjokutajt je avokat joserioz', Kryemadhi pas seancës: Duhet të kërkonte detyrim paraqitje për Metën dhe arrest në burg për mua

 

Monika Kryemadhi foli për mediat pasi mbarimit të seancës në GJKKO ku u njoh me masën e detyrimit me paraqitje për të dhe arrest në burg për Metën.

Por para gazetarëve ajo sulmoi avokatin e Metës, Genc Gjokutaj. Gazetarëve iu tha se Gjokutaj duhej ta kishte kërkuar masën e arrestit në burg për të dhe jo për Metën.

“Sapo i thashë Gjokutajt je avokat jo serioz, duhet të kërkoje detyrim paraqitje për Metën, arrest me burg për mua”, tha deputetja.

Ora 19:01
Ilir Meta në burg, Kryemadhi do paraqitet 1 herë në muaj në SPAK! Masa ndryshon vetëm për Pirro Xhixhën

Zbardhet vendimi i Gjykatws sw Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, pwr Ilir Metwn, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhwn dhe Ema Çokun

Vendimi

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Monika Kryemadhi, e caktuar me vendimin të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Monika Kryemadhi detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00.

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” e caktuar ndaj personit nën hetim Piro Xhixho me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Piro Xhixho detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:30.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Ema Çoku, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ema Çoku detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:00.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

Ora 18:37
'Arrestimi ndaj Metës, politik', avokati Gjokutaj: Nuk e humbi qetësinë! Në SHBA nuk ka vajtur për lobim por si Kryetar Kuvendi

 

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj foli për mediat pas daljes nga seanca në GJKKO ku u rikonfirmuar masa e arrestit në burg për ish presidentin. Gjokutaj tha se arrestimi dhe procesi ndaj Metës është politik ashtu si ai ndaj Berishës.

Më tej tha se Meta nuk ka shkuar në SHBA për lobim, por ka vajtur në cilësinë e Kyetarit të Kuvendit. 

'Sigurisht që zoti Meta është lideri i dytë opozitar. Arsyeja e arrestimit është me këtë cilësi, vendim i paralajmëruar patë rrëmbimin. Kanë sjellë 34 volume për gjykatën nga 190 që thotë prokuroria. Në ato volume nuk ka asgjë. Bëmë mbrojtjen tonë. Vendim që e prisnim, politik. Do ndjekim rrugën e ankimit. Pastaj pavarësish aksionit politik të opozitës që ka në agjendë.

Meta nuk e humbi qetësinë. Nuk e ka humbur asnjëherë. Toni i lartë, argumenti thuhet me zë të lartë. Paraburgimi është vendimmarrje e drejtorisë së burgjeve.

Shuma e papërcaktuar është shumë e pamarrë. Kjo është marrëzi. Barrë e provës së tyre që të përcaktoj kur i ka marrë kush i ka dhënë. Sa për punën e biznesmenëve, Meta ka njohje dhe kjo nuk është miqësi.

E paautorizuiar nga zoti Meta. Korrespondenca bëhet në emër të titullarit. Zoti Shatku nuk ka bërë një gjë të tillë. Meta ka vajtur në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, jo si i lobuar. Jemi rrugës për padi penale. Prokurorët nuk ishin sot në unison. Njëri u tha u bë pa probleme. Një tjetër tha do e shohim. Asnjë problem shëndetësor. Këto malet e larta dhe ujërat e kaltra nuk janë masë sigurimi, po përballet me një proces, mos e folklorizoni çështjen. Arrestimi i Metës është izolimi i opozitës. Është vendim ndaj opozitës. Sikundër ndaj Berishës. Shikoni se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë.'

Ora 18:34
Ilir Meta transferohet tek Burgu 313, a do i çojë Monika veshje e ushqime? Ja përgjigjja

Pyetje: Shoku juaj I politikës dhe bashkëshorti juaj Ilir Meta shkon në një ambient paraburgimi. Do I dërgoni veshje me ushqime nëse i kërkon

Kryemadhi: Nuk pranon asgjë nga unë.

Deklarata u bë për gazetarët pasi GJKKO nuk ndryshoi masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Metën.

 

Ora 18:30
Ilir Meta mbetet në burg/ Monika Kryemadhi: Kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar! Si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai?

Pasi doli nga GJKKO Kryemadhi tha se Meta ndodhej në burg për ata gjërat që akuzohet Monika.

Ka pyetur Prokuroria Eglantina Gjermenin, Edi Ramën për telefonin tim? Kam përshtypjen se e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën tek telefoni im, u janë kujtuar kohët e vjetra, i është kujtuar edhe se që e kemi gënjyer Ilir Metën për të bërë Erion Veliajn kryetar bashkie. 

Kështu është kur të zënë haqet. Që e kemi gënjyer atëherë Ilir Metën unë e Edi Rama për të bërë Erjon Veliaj kryetar bashkie. Që mu thaftë dora e goja bashkë. Metodologjia që është përdorur kundër meje e familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët.

 U shpreh e vendosur se do ta cojë deri në fund për të gjetur drejtësinë. 

Mund të mbyllësh karrierën politike po mund të hapësh një tjetër karrierë që e transformon, politikën.  Nuk mund të lejoj një sistem drejtësie I kapur të më bëjë pis mua. Do kaloj të gjitha shkallët me durim, qetësi. Për telefonin jam në Gjykatë Kushtetuese më pas do të shkoj në Strasburg. Kur ti vijë koha.  

Edhe kur të vdes kam 3 trashëgimtarë që do e ndjekin këtë gjë, por cështja është tek rasti. Kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar. Nëse operacioni i Monikës ka kushtutuar 6 500 euro, 5 mijë euro rezonanca, kjo apo jo, se si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai e operacionet e shoqërisë së Erjon Veliajt.

Ora 18:26
U la në burg, Ilir Meta dërgohet tek Burgu 313 në Tiranë

GJKKO ka vendosur që të lërë në fuqi arrestin me burg për kreun e PL Ilir Meta. 

Sipas burimeve të Report Tv, mësohet se Meta do të vendoset tek burgu 313 në Tiranë.

Ndërkohë, për Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku u lanë në detyrim me paraqitje, ndërsa u ndryshua masa e sigurisë për Pirro Xhixhën, i cili do të qëndrojë në ‘detyrim me paraqitje’ ndërsa më parë ishte dhënë masa ‘arrest shtëpie’.

Ora 18:19
Misteri i 'flamurit' të PS i lidhur në bel, Monika Kryemadhi: Është shall për kombinim!

 

Pak pas daljes nga Gjykata e Posaçme, ku u lanë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën dhe “detyrim paraqitjeje” për Monika Kryemadhin, mediat u interesuan në hyrje të SPAK, ku pritën deputeten e Partisë së Lirisë.

Kryemadhi u pyet edhe për episodin e veshjes së saj me të zeza, ku ra në sy një teshë që u dyshua se ishte flamuri i dikurshëm i Partisë Socialiste në logo, që mbulohej nga xhaketa. Ka qenë vetë Kryemadhi që pasi u pyet nga gazetarët, tha se nuk ishte flamuri i PS, por një shall për kombinim të veshjes.

“Është shall, është për kombinim”, tha ajo shkurtimisht.

GJKKO ka lënë në fuqi detyrim paraqitjeje për deputeten, një herë në muaj në SPAK, deri në një vendim të dytë.

Ora 18:18
Ilir Meta mbetet në burg, Kryemadhi 1 herë në muaj do paraqitet në SPAK! Ndryshohet masa vetëm për Pirro Xhixhën

Në orën 18:00 Gjyqtari Erjon Çela vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Ilir Metën dhe caktoi detyrim paraqitje 1 herë në muaj për Monika Kryemadhin nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Ema Çoku u la në detyrim me paraqitje, ndërsa u ndryshua masa e sigurisë për Pirro Xhixhën. Babai I Erisa Xhixhos do të qëndrojë në ‘detyrim me paraqitje’ ndërsa më parë ishte dhënë masa ‘arrest shtëpie’

“ Pirro detyrim me paraqitje se është i sëmurë.  E gjitha është të mos kandidojë Erisa, Monika, Meta. Nuk kishim asnjë pritshmëri, e vështirë është që të dalësh kundër prokurorisë, por të paktën nxorrëm ato që kishim për të thënë” tha Kryemadhi.

Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, Monika Kryemadhi ka folur për mediat duke deklaruar se Ilir Meta nuk ka lidhje me akuzat dhe zbuti tonet me prokurorinë

“Unë kam qenë ndërmjetësuese që e kam prezantuar me filanin me filanin, nuk ka lidhje Ilir Meta. Megjithatë, se ndoshta në drekë ishim të revoltuar, kjo çështje duhej të ishte ndarë. Prokuroria ishte shumë provokative, të më pozicionosh në një sallë kur jemi në një konflikt të hapur, është absolutisht për të na provokuar dhe për bërë shoë”, tha Kryemadhi.

Ora 17:57
Arrestimi i Metës, Kryemadhi në pritje të vendimit

 

Katër orë ka zgjatur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës, Kryemadhit dhe të tjerë. Gjyqtari Erjon Çela është tërhequr për vendim. 

Vetë Kryemadhi po pret në hollin e gjykatës vendimin që do të jepet. Pasi ka dëgjuar palët gjyqtari do të vendosë nëse do të lërë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Ilir Metën, detyrim me paraqitje për Monika Kryemadhin dhe Ema Çukon dhe 'arrest shtëpie' për Pirro Xhikën marrë më 20 tetor.

Ndërsa në një foto të shkrepur pak orë më parë Kryemadhi ishte e ulur në karrigen e hollit të gjykatës dhe lart ishte shkruar slogani "Drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar'  Ironi e fatit.

SPAK dorëzoi dosjen më 9 tetor 2024.

Ora 17:30
Përfundon seanca për Metën, Kryemadhin, Xhixhon dhe Çokun! Kreu i PL mbrohet vet në gjyq! Pritet që GJKKO të jap masën për të

1729683585_ilirmetanesallegjyqi.jpg

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PL Ilir Meta, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Seanca u mbyll në orën 17:30 dhe zgjati për 5 orë, ndërsa u shoqërua me tone të ashpra nga Meta, i cili preferoi që në gjyq të mbrohej vetë, dhe të mos linte avokatin që të fliste.

Sipas gazetares së Report Tv, Keti Banushi, në seancë Meta ka dhënë sqarime në lidhje me akuzat duke i mohuar dhe ka pretenduar që nuk ka pasur dijeni për disa nga akuzat që i atribuohen, ndërsa nuk munguan akuzat edhe ndaj 3 prokurorëve të dosjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Po ashtu, edhe Monika Kryemadhi ka dhënë sqarimet e saja dhe ka pretenduar që s’ ka kryer asnjë shkelje, ndërsa të njëjtën gjë kanë pretenduar edhe personat e tjerë, të cilët janë me masë sigurie Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ndërkohë, gjyqtari Erjon Çela pasi dëgjoi pretendimet e vetë Metës u tërhoq për të marrë vendim.

Ora 14:53
Dosja e Ilir Metës/ Seanca në GJKKO vijon pa Dumanin, ish presidenti jep sqarime për akuzat

 

Foto: Ilir Meta ne seance ne GJKKO, 23 tetor 2024

Ora 14:52 Senca për vlerësimin e  masës së sigurisë e rinisur në orën 13:30 vijon me deklarimet e Metës lidhur me qëndrimin e tij ndaj akuzave. Kreu i SPAK Altin Dumani u largua pasi kishte një takim tjetër.

Në seancë ndodhen dy prokurorët e tjerë, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Ish presidenti i Republikës, që ka mbajtur postin e kreut të Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe refuzim të deklarimit të pasurisë. 

Ora 13:35
Report Tv siguron videon, Ilir Meta brenda kafazit të xhamtë në GJKKO

Report Tv ka siguruar videon e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në kafazin e xhamtë të GJKKO. Ndërsa Monika Kryemadhi po futej në sallë, dallohet edhe Meta i ulur në kafazin e xhamtë, si edhe dy policët që qëndrojnë krah tij.

Ilir Meta mbërriti në GJKKO rreth orës 09:10 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Po, seanca u shty për në 13:30.

Ndaj tij rëndojnë tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Ora 13:33
Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi: Shatku kushëriri im! Lejen e mori nga Pollo e Berisha! E prezantova me Ramën e Hariton

Tirane- Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me akuzat e SPAK se së bashku me Ilir Metën kanë përdorur influencën e tyre për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri.

Kryemadhi thotë se Shatku ishte kushëriri i saj pranon se ka qenë në banesën e saj por e quan të zakonshme, pasi në shtëpinë e saj ka qenë dhe kryeministri, kreu i opozitës.

Adrian Shatku është kushëriri im. Është një biznesmen shumë i suksesshëm në Amerikë. Ka dashur të vijë në Shqipëri. Biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën.  Ka marrë një leje të fibrës optike nënujore me ligj nga Genc Pollo e Sali Berisha. Nuk ia ka dhënë Ilir Meta, as Monika Kryemadhi. Përkundrazi, sa për dijeninë tuaj Ilir Meta ka shkuar shumë keq me kushëririn tim. E që ta dini Ilir Meta me familjen time nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj marrëdhënie, se po të ishte do të kishit kushërinjtë e mi në postet drejtuese, as vëllai im. Nuk ka qenë asnjëherë në post drejtues. Se nuk kam ndikuar unë. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Shatku ka bërë aplikim në institucionet shtetërore si të tjerët.

Karta krediti të zotit Shatku

Para 3 muajsh isha në delegacion me parlamentin shqiptar. Na solli avioni Austria Airlines e na ktheu mbrapsht në Vjenë. I gjithë delegacioni mbeti në Vjenë e unë pagova hotelin për të gjithë delegacionin me kartën e kreditit dhe mi ktheu parlamenti pas një muaji.

Marrëdhëniet e mija me zotin Shatku?

E kam prezantuar me kryeministrin Edi Rama,  ministren në atë kohë Milena Harito se kishte një rezistencë nga ministria e Transportit në atë kohë për të mos prishur monopolin. SPAK gënjen.

Ju keni përdorur kartën e kreditit të zotit Shatku?

Nuk e kam përdorur.

Shatku ka bërë transaksione për llogari të një kompanie amerikane me të cilin Ilir Meta si kryetar i LSI-së kishte lidhur kontratë konsulencë. Përse zoti Shatku i ka bërë këto pagesa dhe a mund të konsiderohen rryshfet?

Pretendimet që ngrenë kompanitë me të cilët kemi punuar janë ndërkombëtare e punojnë të gjithë. ...sepse ishte ideja për të ruajtur marrëdhënien e kontratat që ishin nënshkruar në privatizimin e asaj kohe që qeveria e Sali Berishës për Plus në lidhje me një kompani shqiptare. Ideja ishte që të gjithë qytetarët të kishin cmimet më të ulëta dhe jo të larta.

 Po ju cfarë roli kishit?

Si anëtare e veprimtarisë prodhuese ishte të paraqisja të gjithë ankimimet që kishin qytetarët. Kemi bërë dëgjesë me kompanitë. Nëse unë e kam ndihmuar Shatkon, fundor ishte Edi Rama.

Në shtëpinë time Shatku ka qenë për vizitë. Po në shtëpinë time ka hyrë dhe Edi Rama dhe Sali Berisha, dhe Lulzim Basha, dhe Erjon Veliaj dhe Sokol Olldashi.

Kanë ngrënë dhe bukë, kanë pirë dhe kafe. Cfarë jam unë njeri pa njeri. Sa gazetarë kam ndihmuar se u hiqnin prindërit për arsye politike. Do ndihmoj çdo njeri. Kush të më kapë, biznes, politikanë,  gazetarë, kamaremanë. Sa aktorë të Portokallisë më kanë kërkuar ndihmë. Kur ishte PD në pushtet i shkelte me këmbë, e PS i shkelte me këmbë. Është turp, ne jemi fshat i vogël.

Kush është ngjarje madhore që coi në krisjen përfundimtare të marrëdhënies tuaj me zotin Meta?

Për problemet e mija personale nuk flas fare.

Ora 12:28
'Do bëhemi komshinj... ' Kryemadhi tregon si Ambasadori grek i zbuloi 'sekretin' e vilës tek Ilir Meta! Monika: Motra anulloje...

SPAK po heton Kryemadhin se në cilësinë e deputetes së Kuvendit ka ndërhyrë për miratimin preferencial të një ligj për një biznesmen shqiptar, në këmbim do të merrte një vilë në Rolling Hills. Në dosjen e SPAK thuhet se marrëveshja nuk është arritur.

Për gazetarët, para GJKKO-së Kryemadhi mohoi të ketë ndërhyrë për miratimin e ligjit.

"Unë Saimir Manes i kam shitur një shtëpi që kemi pasur në Qerret në 2006 në vlerën 300 mijë euro që janë bërë me kontratë sipas asaj kohe. Në 2014 Ju e dini si ka qenë e copëzuar historia e prodhimit të kromit. Duhej bërë një ligj që unifikonte të gjithë. Këtë nuk e ka kërkuar Samir Mane kishte sindikatë minatorësh. Ndërkohë Përparim Spahiu në emër të LSI-së kishte propozuar statusin e minatorit që ende nuk është bërë. Është bërë një mbledhje e komisionit të Veprimtarive Prodhuese ku unë isha anëtarë, Genc Ruli ishte nënkryetar dhe kryetar ishte Eduard Shalsi. Ky ligj është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve që duhej paguar minatorët dhe disa procedura të tjera.

Nuk e mbaj mend nëse ligji ka shkuar apo jo. Por nuk ka të bëjë ligji që Samir Mane më ka dhuruar mua një vilë për këtë gjë. S’ka të bëjë fare.

Po unë kam dashur të marr një shtëpi në Rolling Hills. Kam shkuar e kam parë pa dijeninë e Ilir Metës. Kam shkuar dhe kam parë me mamanë time me të cilën jetoj. E kemi parë dhe kemi diskutuar ta marrim e mos ta marrim me bashkëshorten e zotit Mane. Të më falni që i përmend por kjo punë kështu vajti thashetheme.

Ambasadori grek takon Ilir Metën dhe i thotë Zoti Meta do jemi komshi bashkë. Ku do të jemi komshi? Se unë jetoj tek Blloku, do të vish në Bllok. Jo tha tek Rolling Hills. Ç’Rolling Hills? Do merrni shtëpi atje’ i tha amabasadori.

Ilir Meta më vjen në darkë në shtëpi e më thotë. Më ka thënë ambasadori grek kështu kështu..

Po i thashë e kam parë, për të marrë një shtëpi që të ikim nga kjo shtëpia këtu se zhurmë e madhe etj. Ai më ka thënë: Nuk mund të marrësh asnjë gjë sepse ti në radhë të parë do më pyesësh dhe mua. Dhe unë i kam çuar një mesazh zonjës e i kam thënë: Motra anulloje se nuk do ta marrim.

Janë dy gjëra të ndryshme. Tjetra është vila Baton Haxhiu dhe tjetra është vila. Të më falë shumë pronari i shtëpisë. Atë vilë që do merrja unë sot jeton sot Shefqet Kastrati që do të merrja unë e për të cilën SPAK ka ngritur akuzë për ta arrestuar me burg Ilir Metën. Kjo është historia e ligjit të Samir Manes. Më vjen keq që kam 7 – 8 vjet që nuk flas me të.  E kam bërë shumë gabim që nuk flas. E kanë thirrur 10 – 15 herë këtu për mua. I kanë bërë presion pa fund. E kanë intimiduar. E kanë krijuar probleme dhe në biznesin e tij. Të më fali po kjo punë kështu qenka mo vlla, se kështu e ndërton. Kur si pëlqen Edi Ramës i lë bizneset të emërojnë gjyqtarët" tha Kryemadhi. 

Ora 11:32
Meta kërcënon kreun e SPAK: 'Qen! Mbaje mend çfarë kam për të të punuar!' Dumani i përgjigjet me qetësi! Shqiptarja.com zbardh deklaratat brenda në GJKKO
1729668068_ilirmeta.jpg

Foto: Ilir Meta duke hyre ne GJKKO

Shqiptarja.com dhe Report Tv zbardh kërcënimet e ish Presidentit Ilir Meta ndaj tre prokurorëve të cilët ndodheshin në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë.

Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Cokut u shoqërua me tensione.

Të pranishëm në seancë kanë qenë të tre prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Ish presidenti Ilir Meta me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë të renda ofenduese kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.

Ndonëse Meta ka fyer gjatë seancën kryeprokurorin e SPAK, ky i fundit ka qëndruar i qetë përballë Metës, ashtu si edhe dy prokurorët e tjetë Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, informon gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

Ora 11:08
Kryemadhi akuza prokurorëve të SPAK: Bëni si të ndershëm, s’kaloni nga Rinasi por Morina që mos t’u maten biletat e hotelet! Po operacionet e grave dhe të të dashurave?

 

Monika Kryemadhi në dalje të SPAK tha se çdo para e ka të deklaruar dhe të kishte para për të fshehur s’do përdorte kartë bankare për të lënë gjurmë. Ndërkohë, hodhi edhe akuza ndaj prokurorëve të SPAK.

"Po të kisha para për të fshehur s’përdorja karta që lënë gjurme, po do përdorja para cash, si këta prokurorët që kanë kaluar vettingun dhe bëjnë si të ndershëm, po tu futesh tim që udhëtonin nga Morina e Prishtina për të mos bërë dalje nga aeroporti që tu matin biletat, hotelet dhe operacionet grave vajzave apo edhe të të dashurave", tha Kryemadhi. 

Ora 11:03
A po merr përsipër fajin për Metën? Kryemadhi: Iliri nuk di sa kushton një shishe ujë se pi ujë çezme! Me faturat jam marrë unë

A po përpiqet Kryemadhi për të lehtësuar pozitën Ilir Metës?

Monika Kryemadhi: “Nuk është përpjekje. Është e vërtetë si drita e diellit. Nuk është marrë Ilir Meta me asgjë. Edha ato dy fatura ia kam paguar unë. Edhe ato dy fatura janë të ndara në zëra dhe nuk ka punë fare. Deklarimin e pasurisë e kam bërë gjithmonë unë, jo ai. Ilir Meta nuk e di sa kushton një shishe ujë se pi ujë çezme”

Kryemadhi iu përgjigj gazetarëve jashtë GJKKO-së

Ora 11:02
Kryemadhi sherr me gazetarët: Edhe këtë xhaketën Michael Kors e kam, mos e kam ble gjë me lekët e tua, të Ramës apo të SPAK?

Para GJKKO, Monika Kryemadhi u pyet për shpenzimet jashtë shtetit dhe akuzën për mosdekalrim të ardhurash. Ajo tha se gjithçka e ka deklaruar dhe madje shtoi se xhaketën që kishte veshur e ka Michael Kors.

"Edhe këtë xhaketën Michael Kors e kam, me lekët e mia e kam ble, mos e kam ble gjë me lekët e Ramës, tuat apo të SPAK. Unë i kam deklaruar të gjitha, s’kam frikë për të deklaruar paratë e prindërve që i kanë të deklaruara dhe të fituara. Nuk kam bileta avioni mbi 200 mijë euro që të padeklaruara", tha Kryemadhi. 

Ora 10:56
Kryemadhi: Kjo është drejtësia e Vlahutin! Meta i përkëdheli prokurorët, s’i kërcënoi

 

Monika Kryemadhi pas daljes nga GJKKO iu përgjigj gazetarëve nëse Meta kërcënoi prokurorët e SPAK. Kryemadhi tha se ishte përkëdhelje, ndërsa shtoi se nuk është besim plotë te SPAK dhe drejtësia e ish-ambasadores së BE në Tiranë Romana Vlahutin.

Meta sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë nuk jam besimplotë në SPAK, as te drejtësia e Vlahutin. A e dini kush i ka trajnuar BKH. Burri i Vlahutin, e ka fituar projektin për të trajnuar anëtarët e BKH. Follow the Money.

Ora 10:52
‘Ku kanë by*hë ata me fol’, Kryemadhi del nga GJKKO: Provokim i hapur ndaj familjes time, më futën me një sallë me Metën! Duan të bëjnë shou

Një shou mediatik e quan Kryemadhi seancën gjyqësore në GJKKO. Ajo tha pasi doli nga seanca se ishte një provokim ndaj familjes së saj, fakti që e kishin futur në të njëjtën sallë me Ilir Metën, me të cilin është në proces divorci.

“Nuk flas fare për Metën, kanë bërë provokim të hapur për mua dhe familjen time. Në mënyrë të qëllimtë na kanë futur me një sallë për të marrë masa arresti në grup, kur secili nga ne ka masën për ta marrë në mënyrë individuale. Asnjë nga ne nuk është i akuzuar, të gjithë jemi të dyshuar, poshtërsie e madhe është që për të larguar vëmendjen, nga ENCHRO, trafiku i drogës, nga gjithë krimi i strukturuar që ka kapur çdo gjë, kërkojnë të bëjnë shou mediatik, politik, mbase edhe emocional. Emocionet e tyre nuk i kënaqim dot.

Ku kanë by*hë ata me fol, ku flasin sot ata pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën e vet drejtoreshë prokurimeve në bashkinë e Tiranës? Ka që në 2021 që kam bërë padi për Inceneratorët, keni parë gjë të ndodhë, paguajnë para çdo ditë ”, tha Kryemadhi.

Ora 10:49
Kryemadhi në GJKKO: Po na bëhet gjyq publik! Operacion plastik nuk kam bërë, botoks po, sa të doni

.Monika Kryemadhi tha se po i bëhet gjyq publik dhe se nuk ka bërë operacion plastik por botoks.

“Unë kam deklaruar çdo gjë. Mënyrën si e kanë bërë është gjyq publik... Edi Rama a e ka deklaruar se kush e ka paguar operacionin e kurimit të djalit në Amerikë. Unë për fëmijët e mi e kam deklaruar çdo ndërhyrje mjekësore. Operacion plastik nuk kam bërë por botoks e acid hialuronik po kam bërë sa të doni”

Ora 10:45
Kryemadhi akuza SPAK: Pashë 3 muskutierët e drejtësisë së Ramës! Një grup banditësh me kallash rrëmbyen Ilir Metën

 

Monika Kryemadhi ka dalë nga seanca duke hedhur akuza ndaj SPAK dhe 3 prokurorëve të çështjes, Kllapi, Kraja dhe Dumani, duke i cilësuar si  tre muskutierët e drejtësisë së Ramës. Kryemadhi tha se pati mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale, pasi sipas saj një grup banditësh me kallash rrëmbyen Metën në mes të ditës.

Sapo pashë tre muskutierët e drejtësisë së Ramës, Dumanin, Krajën dhe Kllapi dhe gjyqtarin Çela. Eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, kur ju të gjithë e dini që u rrëmbye nga një grup banditësh me kallash pa mjet identifikimi, kërkuam që të njiheshim me provat e thashethemeve që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar të Ramës na la vetëm 3 orë kohë për të parë dosjen, për të parë të gjitha provat, gjë e di që s’ka asnjë prove dhe mendon se 3 orë do jenë shumë pak. I kam kërkuar gjyqtarit dhe prokurorit dosjen që keni shpërndarë, që në fakt qoftë prokuroria apo gjykata kanë shkelur neni 279 të Kodit Penal për nxjerrjen e sekretit hetimor. Dua të theksoj për ju, që kjo godinë nuk është drejtësia e re, është departamenti i marrëdhënieve të publikut dhe propagandës të Edi Ramës. Po u them edhe njëherë tjetër që të jeni të bindur që sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, që nga inceneratori, 5D që nga pallatet e ndërtimit me paratë  drogës, koncesionet që vjedhin çdo ditë paratë e qytetarëve, sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me toga e zeza. S’kam më asnjë shpresë për në sistem drejtësie të kapur të manipuluar dhe mbi të gjitha është kriminale.

Ora 09:31
E veshur me të zeza, Kryemadhi në GJKKO: Drejtësi e kastruar, kush e shpërndau dosjen? T’i shoh në fytyrë, do e përballojnë apo jo

Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO për t’u njohur me masën e isgurisë. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Kryemadhi hodhi akuza ndaj drejtësisë, duke thënë se është drejtësia e kastruar e Edi Ramës.

"Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar nëse inteligjencë nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë se ça do të thotë fjala kastruar, për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës, nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqip, e partnerëve tanë që kanë shpenzuar miliona euro, por është drejtësia e propagandës së Ramës. T’u shikojmë edhe fytyrat si i kanë, do e përballojnë dot apo jo", tha Kryemadhi. 

Ora 09:21
Seanca në GJKKO, mikesha e Kryemadhit mbërrin për t’u njohur me masën e sigurisë

 

Ema Çoku e akuzuar për pastrim parash në dosjen e çiftit Meta-Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë. Report Tv sjell pamjet ndërsa Çoku futet në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Ndaj sa është caktuar masa detyrim paraqitjeje. Çoku është mikesha e ngushtë e Kryemadhit.

Ora 09:15
VIDEOLAJM/ Sot seanca, momenti kur Ilir Meta mbërrin në Gjykatën e Posaçme

Report Tv sjell pamjet e momentit kur kreu i Partisë së Lirisë mbërrin në Gjykatën e Posaçme.

Meta do të njihet sot me masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë tre akuza në dosjen CEZ-DIA dhe lobimit të LSI në SHBA.  

Ora 09:02
VIDEOLAJM/ Momenti kur Meta del nga Blloku i Sigurisë për në GJKKO

Kreu i Partisë së Lirisë ka dalë nga Blloku i Sigurisë në Tiranë për t’u dërguar në GJKKO. Sot mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.

Report Tv sjell edhe momentin kur furgoni del nga Blloku i Sigurisë ndërsa shoqërohet edhe me makina të tjera policie.

Ndaj Metës rëndojnë 3 akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Ora 08:58
I shoqëruar me polic, momenti kur Piro Xhixho mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

Ish-kreu i AKEP, Piro Xhixho i akuzuar për korrupsion në dosjen ‘Meta’ ka mbërritur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndaj tij është caktuar masa arrest shtëpie, ndërsa në pamje dallohet edhe momenti i shoqërimit në GJKKO nga një efektiv.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • papahoxhaj: 24/10/2024 08:58

    Ku o ai bes kallaka itash? pse sdel me fol kai llaf?

    Përgjigju
  • Gjenokologu: 23/10/2024 23:30

    Maksimumi nja 8 vjet burg ka per ti ber ky, do dali 63 vjec po ama politiken ska me ta len, ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron edhe meta me politiken.

    Përgjigju
    • Or tej: 24/10/2024 10:39

      8 vjet i bejme une e ti ndersa ky mbas 2 vjetesh del i semure dhe e nxjerrin jashte si gjithe te tjeret or teeeejjjjj

  • Loku: 23/10/2024 22:12

    Ta dini që kërcënimi që po i bëni prokurorit dhe punonjësve të policis jan kërcënim i drejpërdrejt ndaj popullit Shqiptar dhe nëqoftëse një fije floku u preket dhe populli e merr vesh ai është fundi i gjithçkaje për ju mbeturina sovjetike.

    Përgjigju
  • 313: 23/10/2024 22:02

    xhensila bej gati 2 pale carcafe batanije brisqe furce dhembesh past dhembesh 4 karta telefoni blu edhe 4 karta te kuqe 4 kostume tutash kanatiere 7 pal brek 7 pale corape 7 pale 2 steka malboro ti ket per cunat shampo te tejdukshme uje 3 koli peshqira 3 cope fut edhe ndonje Oki se ndoshta e kap dhimbje dhembesh ne 4 te mgjesit. ket pune do kesh cdo jave xhensila merre edhe ajken me vete se kemi kerku takim te dhoma familjare jo te sporteli me xham. me 10 mij euro ne muaj e ben burgun si gadaf. mos u merzit like se do behesh njesh ne domino. do te besdisi pak kur hapet dera ne 7 te mgjesit po muajin e dyte sdo te bej me pershtypje. po te me degjosh mua futu ne pune ne guzhin se te ze gjumi shpejt ne dark. se harrova jepi nai 10 mij leksh gardianve se te fusin pa rradhe ne telefon.

    Përgjigju
  • Taypi: 23/10/2024 21:03

    E like floriri aty e ke vendin tradhetar.. Hajdut ordiner

    Përgjigju
    • Hajdari: 23/10/2024 21:19

      Duhet te isha una ne burg thote kjo burri ilir Metes Monika e kam fjalen,po mos u ngut o ruspe se mas qafe e ke ne ti vetem se ty do te cojne ke burgu peqinit se atje ke qejf ti kshu kerce ate baletin qe kerceve para ca ditesh po atje ke publik te perplasin mir.....duart.pise

  • Almen: 23/10/2024 20:15

    Realisht eshte familja me e keqe shqiptare qe mund te egzistoje ka rritur 3 femije vetem duke vjedhur e mashtruar gjithe jeten e tyre mjer ky vend ca ka e ca ka mbajtur keto jane plera dhe koshin e plerave e ndotin jane funderrina qe as nuk ja vlen ti shikosh e ti degjosh duke kercenuar prokurore e gjyqtare pa pike turpi permendet bytha me plot gojen kjo qe drejtonte parti e organizata turp turp kjoeshte sic i thone te mbyte zullumi.

    Përgjigju
  • Mond Brinja: 23/10/2024 20:13

    Mos e ruaj fare Ilir.keshtu di te them una sa te kesh Leshelin e Vlores me budallenj dhe kurva baxhella as 10 vjet s,ke per te ber

    Përgjigju
  • AltinTop: 23/10/2024 20:01

    Aman o gazetar, mos na e nxirrni kete baxhellen dhe ate bark derrin avokat..na e shpifen.

    Përgjigju
  • Pjeter: 23/10/2024 19:05

    Ça ka kjo zuska?? Sikur na njoftoi ne media se familja Adams nuk e rruan fare!! Ça u be tani?? I kan arrestuar Al Caponen e Çepanit??? Kjo Nafija,po na mbrekullon me dijet e saj,eksperte e isoptooeve,e te qethurave,te rrojturave,te ntredhurave,jo me kot ka dhe patenten si doktoreshe shkencash!!!

    Përgjigju
  • Miri: 23/10/2024 18:33

    Ka surrat super hajduti të kërcënoj prokurorët .jan arrestuar në Itali super kapo jo ky pleh

    Përgjigju
  • Faik: 23/10/2024 18:32

    Do ja RRUAJ LART e POSHTÈ me BRISK GILLETTE TRESHE Ilir Muta të gjithëve !!! Këtë Ilir Metèn ZHAPIKUN e Haleve e ka bèrè GANGÈSTER MILIARDAT e €UROVE që ju ka GRABITUR SHQIPTARËVE !! KONFISKOJI PRONAT dhe të gjitha PASURITË këtij FUNDËRRINE të ngelet si ENDACAK dhe shikojeni pastaj , kur ti HAJI edhe MUNË ALTIN DJMANIT të NDERUAR ky KRYE FËLLIQSIRË e PÊSHTIRË !!!! SPAK dhe ALTIN DUMANI duhet ti Shtojè edhe 3 AKUZA tē tjera siç janë : GENOCID kundër FËMIJËVE SHQIPTARË (duke ju Prishur të Ardhmen) , SHPOPULLIM , dhe RRĒNIM të EKONOMISË tē CAMILJEVE SHQIPTARE , nëpêrmjet VJEDHJEVE , HAJDUTËRISË , KORRUPSIONIT , PLAÇKITJEVE , GRABITJEVE , VRASJEVE , ZHVATJEVE etj etj etj etj etj

    Përgjigju
  • Po mër po: 23/10/2024 18:08

    Çaushesku Ilir me gruan Monika. Vampiri Sali me ndrikullat do kapet kur të hyjmë në EU.

    Përgjigju
  • Ilir beqja: 23/10/2024 16:49

    Jam ilir beqja a u mor vesht cka u ba me mu

    Përgjigju
    • @Ilir beqja: 23/10/2024 18:21

      Ti, hype vetè nè qerre, nuk bone tè fortin e lagjes. Tashi, duhet tè presèsh, deri tè ti numèrojnè hajdutlliqet qè ke bo. Procedurè hajdutèsh, normale. Kur vjedh, tè vje omèl, kur tè çojnè aty ku e ka venin hajduti, filloni boni buçen masanej.

  • Gjergj: 23/10/2024 16:40

    A ka ndonjè pyetje mè, lidhur me "pyetjen" se pse policia e mori ashtu si e pamè, gjatè arrestimit? Kur kèrcènon hapur Dumanin, po policève çfarè mund tu thotè qè po e arrestonin? Ky soj rrugaçèsh dhe ordinerèsh na ka "qeverisur" 35 vjet dhe na ka telendisur nè kètè gjèndje. Kanè menduar dhe besuar vèrtetè se kjo republikè, èshtè e tyre. Tani iu duhet tè kuptojnè se fundi i jetès prej krimineli, èshtè banka e tè akuzuarit.

    Përgjigju
  • Lsi: 23/10/2024 14:40

    Ilir meta trim mbi trimat..

    Përgjigju
  • Qen bir qeni: 23/10/2024 14:27

    Qen je ti more maskara, ti dhe tere ata si ty,yyyyy te shperlafte mortja njeore e me pare

    Përgjigju
  • Katunari: 23/10/2024 13:46

    Si u katandise o meta ti ishe dhe i fort , dilje ne rrjetet sociale e konferenca dhe na boje t’fortin.

    Përgjigju
  • Ceni: 23/10/2024 13:43

    Do denoheni me fakte qe jane pafund dhe jo me thashetheme

    Përgjigju
  • noli: 23/10/2024 13:42

    Te kerkoje statusin I penduar te tregoje shoket dhe ti marri te gjithe me vete. Le ti beje te pakten nje te mire ketij vendi. Keta I dijne me dhembet e dhemballe njeri tjetrit se te Tre bashke kane qeverisur. Fakti qe nuk e ben tregon se kjo eshte e gjitha filem per delet.

    Përgjigju
    • Toni: 23/10/2024 21:05

      Sja merr njeri per baze fjalet tashi kti llumit se me qen do ishte mire ti merrte te gjith me vete e tepnin i parti te lgbd a qa quhet ajo ????????

  • Agron cela: 23/10/2024 13:25

    Deputeti shkodres agron cela ka privatizu kafen e madhe sbashku me belmen , edhe grand Europa u ba ne lulishte te shatervanit. Te hetohet

    Përgjigju
  • Mir mor mire: 23/10/2024 13:14

    Mir mor mire se e morem vesh qe ky kshu edhe ai ashtu e ky i tha ashtu e ai ja ktheu ashtu...e shum bla bla bla POR problemi qendron se jeta esht e gjat ja i beri nje vit ja dy ja tre po pastaj lind pyetja se neqoftese esht si thoni ju qe zotria paska shum lek te mbeshyera jashteti etj ateher hedh leket edhe mbaron pune edhe po sberi gje vet (sic thon qe desh te hiqte doshin). Jo me nje ish prokuror te spakut kur ka len detyren. Llogjika te con qe: neqoftese ata rahjat mund te bejn atentat kundrejt nje prokurori ne detyr, po nje ish president e kryeminister me lidhjet e miqesite edhe parat cfar mund ti bej nje ish prokurori? Hajde ta gezosh dasmen duman, mbaje tani edhe hidh valle ske ca i ben do ta mbash deri ne fund.

    Përgjigju
    • Dumani: 23/10/2024 15:06

      Po te ishin te gjith dhjaksa si ty po ,po ka dhe burra me tope qe skan frik

  • Gabeli: 23/10/2024 13:00

    emrat qe permen Monika te Samir Mane, Shefqet Kastrati, Baton Haxhia jane sinjale qe u dergon per tu thene qe po nuk me ndihmuat mua dhe Ilirin, do filloj te flas per aferat tuaja. dhe mire do beje te behet bashkepunetore e drejtesise nese kerkon te marr nje denim me te bute. ketu jane qelbur te gjithe, biznesmene dhe pushtetare. mjere populli i shkrete

    Përgjigju
  • Qytetar: 23/10/2024 12:42

    Kjo qe po ben Meta (kercenim i hapur ndaj prokuroreve ne sallen e gjyqit) eshte nje gje qe s’e kane bere as boset e mafias siçiliane gjate Maksiproçesit. Ka kryer veper penale ne sy te gjyqtareve. Ky duhet kyçur ne qeli edhe te flaket tej çelesi. Monika duhet te pritet me veze dhe domate te kalbura nga qytetaret, jo te lejohet te llape para kamerave. Keta kane vjedhur miliona nga shteti me i varfer ne Evrope, jane pergjegjes per vrasjen e protestuesve ne mes te bulevardit. Keta burgun dhe sekuestrimin e pasurise e kane pak.

    Përgjigju
  • Ilir: 23/10/2024 12:12

    Jane nxehur shume gjakrat, Meta ju drejtua dumanit me fjale kercenuse e perpladi tavolinen..njesoj si ne konference, i kerkoj gjyqtarit fjalim me kamera

    Përgjigju
  • Sapa: 23/10/2024 12:07

    Forca e ligjit duhet treguar kundrejt ketyre qe kane vjedhur kete popull dhe qe tani shajne sikur ja ka fajin drejtesia.

    Përgjigju
  • Ehuu: 23/10/2024 10:25

    Kjo ben keshtu qe ska fuqi tani, imagjino si i ka trajtuar njerezit kur ishte ne pushtet. Nuk do ta marrin vesh njerezit cfare lloj korrupsioni kan bere. Se skan me fytyre ti dalin njerezve para

    Përgjigju
  • ana: 23/10/2024 09:18

    SPAKU TE HETOJE dhe guroret ne skrapar,,,se edhe ato kane qene te metes....duke shkstarruar mjedisin...

    Përgjigju
    • zakarel zaka: 23/10/2024 12:43

      po shume e drejt te hetoje dhe guroret e brahove afer i kane

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari