GJKKO i sekuestron pasurinë Adriatik Llallës, Yuri Kim: SPAK po jep rezultate
Yuri Kim dhe Adriatik Llalla
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e GJKKO-së për të sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kim shkruan se SPAK po jep rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe se SHBA është në mbwshtetje të plotë të zbatimit të Reformën në Drejtësi.
"SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së", shkruan Kim.
Disa ditë më parë, ambasadorja Kim i rikujtoi se Adriatik Llalla vijon të jetë në listën e zezë të Departamentit amerikan te Shtetit dhe qëndron në fuqi heqja e vizës së tij duke e ndaluar bashke me familjen që të hyjë në SHBA.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, konkretisht një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, tokë arë me sipërfaqe 4.5 mijë m2, tokë arë me sipërfaqe 12 mijë m2 në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 3 mijë m2 në Tiranë si dhe një tjetër tokë arë, me sipërfaqe 2.2 mijë m2 ndodhur në Tiranë. Në vitin 2019, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, sot SPAK, mori nën hetim ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Dosja u referua në Gjykatën Speciale me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. Pas vendimit për rrëzimin, u nis një procedim i ri pasuror me ligjin Anti-Mafia, e cila ka kërkuar sekuestro të re dhe nuk merr për bazë gjykimin e mëparshëm. Në vitin 2020, SPAK nisi një tjetër hetim pasuror ndaj Llallës, që sot përfundoi me vendim sekuestrimi nga GJKKO.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31%
-
Të gabuar
45.2%
-
Nuk e di
23.8%
Vota total: 42
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
'Bisha' presidenciale e Donald Trump, cilësohet si automjeti më i sigurt në botë (FOTO)
23 Janar, 12:47
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Afera e 'Sterilizimit'/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Ishte tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Trump për Fox News: Nëse nuk do të kisha fituar, SHBA-të do të kishin vdekur! Biden i fali të gjithë por duhej të falte veten
23 Janar, 10:10
-
Demush Shasha: Mes bekimit dhe mallkimit të injorancës së Trump
23 Janar, 09:21
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
SHBA/ Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e imigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme
23 Janar, 08:48
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
SHBA/ Kalifornia përfshihet sërish nga zjarret, më shumë se 50 mijë banorët nën urdhra evakuimi
23 Janar, 08:25
vetem pas reagimit te fuqishem....e moren kete mase..dhe jo se do e merrnin po te mos kishte reagime...sa per drejtesine tone atij nuk i hynte asnje ferr ne kembe...
PërgjigjuAshtu shoqa Lenka. Vetem se sekuestrimi eshte gjendje kalimtare. Kur te vendoset konfiskim mund te thuhet qe "e beri punen".
PërgjigjuSka mundesi ..cudi nuk e besoj mos jemi ne enderr..
Përgjigju