Ditën e djeshme, Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë. Gjithashtu GJKKO mori vendim për zhbllokimin e pronave të Llallës.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, Kim i ka kujtuar ish-kryeprokurorit por edhe gjithë shqiptarëve faktin se vendimi i Departamentit amerikan te Shtetit për vendosjen e Llallës në listën e zezë dhe heqjen e vizës së tij duke e ndaluar bashke me familjen që të hyjë në SHBA është ende në fuqi.

“Vetëm një kujtesë se ky emërtim mbetet në fuqi”, shkruan Kim, duke publikuar vendimin e e DASH për vendosjen e Llallës në listën e zezë.

Just a reminder that this designation remains in force https://t.co/3OctYVa31P pic.twitter.com/xAEQbBGkMv

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 20, 2020