Në një komunikim për mediat, GJKKO ka shpalosur aktivitetin e kësaj Gjykate për periudhën 10 mars- 30 prill.
Kështu gjatë pandemisë GJKKO janë liruar 20 të paraburgosur nga arrest me burg në arrest shtëpie ndërsa referuar sekuestrimit të pasurive ajo ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe janë përpiluar 43 kërkesa për sekuestrim pasurie, 40 janë pranuar ndërsa 32 janë në proces.
Nga ana tjetër gjatë kësaj kohe ajo ka shqyrtuar 104 kërkesa në hetime paraprake ndërkohë seancat e mbajtura janë 81, nga të cilat 37 çështje themeli, 21 paraprake, 15 masa sigurimi, 2 konfiskime dhe 5 me video-konferencë.
Nga ana tjetër GJKKO thekson se nuk ka pasur asnjë të prekur me COVID-19 ndërkohë ka pasur një gjyqtare të dyshuar por ajo ka rezultuar negative.
(Kliko ketu per te lexuar Komunikime me median 11 maj 2020, informacioni i pergjithsem GJKKO )
(Kliko ketu per te lexuar pyetjet pergjigjet e GJKKO ndaj gazetarit Report TV Arsen Rusta)