Gykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli, duke e zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”, pas tejkalimit të afateve.

I njëjti vendim është marrë edhe për ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi

Dy ish-zyrtarët akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë, ndërsa në të njëjtën dosje është e pandehur edhe ish-numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku.

Lajm në përditësim…

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë