Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është marrë i pandehur nga GJKKO. Pas hetimeve të SPAK rezulton se ka bërë mosdeklarim e fshehje pasurie. GJKKO pranoi kërkesën për ta gjykuar Dedjan pas më shumë se 2 vite hetime.
Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.
Sekuestrimi i pasurive:
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

-
2 vjet hetime dhe per ti gjetur nje dyqan ne mes te Tiranes? Me ke tallen keta plehrat? Nuk ka faj i gjati qe po i iken truri. Po na iken te gjitheve.
Përgjigju -
po pse vetem ky...kryetare te apeleve, nga barinj dhish, me deklarime 500 000 euro pse nuk i merni nen hetim ?
Përgjigju -
Denim maksimal per 1 garazh dhe 1 dyqan 20m2. Ju hengert dreqi !!!! Ai ka dhoma plot me euro plus te tjera neper ishuj pa taksa
Përgjigju -
Po ate anetarin tjeter te GJK, Besnik Imeraj, qe ka qene "avokat" i Mihal Delijorgjit ne krimin monstruoz te Gerdecit kur do ta marrin te pandehur ?
Përgjigju








Komente
Komento