Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për ish-Presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, do të zhvillohet në datën 5 qershor 2026, në orën 11:00.
GJKKO vendosi në seancën e 11 majit që ish-çifti i bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, do të gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.
Meta dhe Kryemadhi pretendojnë se akuzat e ngritura ndaj tyre janë të rreme dhe kanë për qëllim goditjen e tyre politikisht. Kujtojmë se në seancën e fundit gjyqësore, ish-Presidenti Meta qëndroi i mbyllur në kafaz xhami, njëjtë si në seancat e tjera, duke patur vështirësi të shpeshta në komunikim me avokatin e tij Kujtim Cakrani.
Komente











