Me kërkesë të SPAK, GJKKO pushon hetimin për mashtrim ndaj deputetit Agron Çela. Hetimet nisën pasi një qytetar e kallëzoi se s’i kthente paratë e marra borxh. por ka rezultuar se ishte paguar borxhi.
Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela.
U vendos Pranimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pushimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 22 i vitit 2024 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistruar për veprën penale “Mashtrimi” e parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 328/1 pika 1, gërma “b”, të K.Pr.Penale, nga hetimet e kryera fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.10.2024 paraqiti pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr. 22 të vitit 2024.
Sipas burimeve, prokurorja Manjola Kajana administroi kallëzimin e një qytetari i cili denoncoi deputetin Çela, duke thënë se në 2023 deputeti i kishte kërkuar hua 15 mijë euro, por më pas, siç thuhet në fashikujt qytetari sipas denoncimit të tij, kishte administruar vetëm 12 mijë mijë euro hua, 6 i kishte pasur vetë, 6 ia kishte marrë dikujt tjetër.
Këtu kishte nisur debati mes deputetit dhe qytetarit që sipas tij në kallëzimin që ka dorëzuar sipas SPAK Çela nuk i kthente borxhin. Kishte edhe komunikimet në Whatsapp që t’i kthente borxhin. Në këto kushte ai ka shkuar dhe e ka denoncuar në SPAK.
Por pas hetimeve, SPAK konstatoi që nuk ekzistonte vepër penale dhe konflikti ishte shuar sepse Çela bashkë me qytetarin e kishin zgjidhur konfliktin në rrugë civile dhe ia kishte kthyer pas borxhin me kontratë noteriale dhe në këto kushte nuk ekziston në gjykatë.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49%
-
Jam i/e dyzuar
8.4%
Vota total: 2325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Arben Ahmetaj nuk është pentito
29 Janar, 13:08
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, vëllai tjetër i Hekuran Dedës shkon në SPAK: T'ia lëmë drejtësisë! Shpejt jep llogari grupi i zjarrit (VIDEO)
29 Janar, 08:04
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022 (LISTA)
28 Janar, 11:57
-
Krimi shtetëror i 21 janarit/ Vëllai i Hekuran Dedës në SPAK: Kam besim se do zbardhet! Së shpejti pyeten gardistët e grupit të zjarrit, mes tyre Prendi (VIDEO)
28 Janar, 10:04
Ky eshte nje hajdut
PërgjigjuGon beths ka me I ardh fundi shum shpejt , ka shummm gjynahe me la , I ka hi ne hak shum njerzve
PërgjigjuSi ka mundesi qe nje njeri i cili ne pamje te pare te jep pershtypjen qe ka pasuri te pafundme te vete ne gjyq per borxh 15 000 euro?. A mos valle duhet menduar qe ka borxhe edhe shume me te medha?,,,po kujt ? kjo eshte pyetja thelbesore.
Përgjigju