Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK: Dosja për terrorizëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael s'duhet pushuar, nuk bëtë asnjë veprim...Hetoni edhe 3 muaj

TIRANË - Gjykata Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsion rrëzon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për mbylljen e hetimeve për aktin terrorist në ndeshjen e futbollit Shqipëri- Izrael më 12 nëntor të vitit 2015 dhe i lë afat edhe 3 muaj të tjerë për të kryer hetime më të plota. 

Në një vendim të marrë javën e kaluar, GJKKO vendosi t'ia kthejë dosjen SPAK për të vijuar hetimin, ndërsa nuk ka lënë pas edhe kritikat ndaj procesit të hetimit.

"SPAK nuk ka kryer asnjë veprim dhe çështja nuk duhet të pushohet", është shprehur gjykata, siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Asnjë nga 4 personat që u arrestuan, nuk është në qeli. Ergys Faslia, i riu që ka studiuar për Bio-Kimi dhe infermieri në Shkodër, por që punonte si berber në këtë qytet, Xhezair Fishti, imam i vetëshpallur, Medat Hasan dhe Bekim Protopapa, mjek në zonën e Malësisë së Madhe, të gjithë besimtarë myslimanë, janë hetuar në gjendje të lirë.

Çështja u nis fillimisht nga prokurori Eugen Beci, por sipas GJKKO, SPAK nuk ka kryer asnjë veprim plotësues hetimor duke shkuar në Gjykatën Speciale me të njëjtën kërkesë si të Krimeve të Rënda, për pushim të çështjes. 

Më 4 nëntor 2019, Prokuroria për Krime të Rënda që drejtohej nga Donika Prela, kishte kërkuar pushimin e hetimeve për të arrestuarit, të dyshuar në skenarin për vendosjen e tritolit në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”në Shkodër.

Pas arrestimit, Ergys Faslia qëndroi 1 vit në burg dhe më pas, në nëntor 2017, u la i lirë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Të njëjtin fat patën edhe të arrestuarit e tjerë, të cilët u hetuan në gjendje të lirë. 

Përpara ndeshjes në "Loro Boriçi", shërbimi sekret izraelit Mossad, i dha informacion autoriteteve shqiptare për lidhje të dyshimta të katër shqiptarëve me një celulë në Kosovë, e cila mbante kontakte direkte me Lavdërim Muhaxherin në Siri, i cilësuar si komandant i shqiptarëve brenda IS-it.  

Akuzat për të cilat hetoheshin katër personat ishin “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe “pjesëmarrëse në organizatë terroriste”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaso: 10/02/2020 18:13

    Nuk ishte akt terrorist...se po te ishte i kishe ne burg. Tentative te disave nga Kosova. Sa bukur gjykata: Spaku ska bere hetime thote. Por e ka lene sikunder krimet e renda. Po Spak eshte njesij si krimet e renda, emrin ndryshuan. Ca te hetojne apo te emen e zeqos?! Gjykate leshi

    Përgjigju
    • Kafsha: 10/02/2020 23:10

      Kaso-Toni talibani për cilin shtet e ke fjalën se shteti shqiptar ka qënë laik dhe faljet bëheshin në kisha e xhamija dhe jo sheshe publikë. Pastaj dikur vetëm hoxha e prifti mbanin mjekër tani spo meret vesh me qindra mijëra mjekra..Mos vallê përfaqesuesit e shtetit ndryshuan kushtetutën (me ndryshimet te cilat ne si shtetas te republikes nuk na u thanë, kjo e drejtë legjitime për te gjithë), nga shtet laik në Mekë dhe Vatikan?

    • Toni: 10/02/2020 20:03

      Po ti o Kaso talibani ku e di si është e vërteta?Në Shqipëri nuk është e pazakontë ti lënë hetimet pa përfunduar... Një gjë është e sigurtë:majmunat arabo-talibanë janë bërë shumë aktivë vitet e fundit! Shteti duhet ti presi hovin këtyre mesjetarëve para se të jetë vonë!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare