GJND-ja do të vendosë këtë javë në lidhje me padinë e Afrikës së Jugut ndaj Izraelit për gjenocid në Gaza

GJND-ja do të vendosë këtë javë në lidhje me padinë e Afrikës së Jugut ndaj Izraelit për gjenocid në Gaza

1706123072_zazazaza.PNG

Përfaqësuesi ligjor i Izraelit gjatë seancës para GJND-së

Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara do të lëshojë të premten vendimin lidhur me kërkesën e Afrikës së Jugut për lëshimin e masave të përkohshme në rastin e gjenocidit kundër Izraelit, përfshirë edhe kërkesën që Izraeli të ndalë ofensivën e tij në Gazë.

Vendimi është në fazën paraprake për rastin e ngritur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Afrika e Jugut pretendon se veprimet ushtarake të Izraelit në luftën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë përbëjnë gjenocid. Izraeli mohon akuzat dhe ka kërkuar nga gjykata që ta rrëzojë rastin.

Izraeli ka nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gazë, pasi Hamasi kreu sulme më 7 tetor në jug të Izraelit duke vrarë 1.200 persona, shumica civilë.

Izraeli shpesh bojkoton tribunalet ndërkombëtare dhe hetimet e OKB-së, duke thënë se janë të padrejta dhe të njëanshme. Por, liderët e shtetit dërguan ekipe ligjore gjatë seancës dyditore dëgjimore, që u mbajt më herët gjatë këtij muaji.

Nëse gjykata miraton disa apo të tetë kërkesat e Afrikës së Jugut për të ashtuquajturat masa të përkohshme, është ende e paqartë nëse Izraeli do t’i respektojë ato./ REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izrael: 100 militantë të Hamasit janë vrarë në Khan Yunis! Sulmi i SHBA kundër pro-iranianëve në Irak, zemërim nga Bagdadi


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion