TIRANE - Gjoba në ngarkim të Partisë Demokratike vendosur për dëmet në hapësirat publike gjatë protestës së 8 dhjetorit, është me firmën e inspektorit të Policisë Bashkiake të Tiranës Besmir Karaj, por teksti i gjobës nuk është shkruar prej tij.
Në këtë konkluzion ka arritur ekspertiza e laboratorit të kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme në përfundim të ekzaminimit daltografik të fletë-gjobës.
Sipas kopjes së ekspertizës dorëzuar tashmë Prokurorisë së Tiranës për llogari të së cilës u krye ekspertimi i firmës, shkruhet se firma e inspektorit dhe teksti me të cilin është plotësuar gjoba janë të ndryshme.
Në dhjetor ishte vetë inspektori i policisë bashkiake që kërkoi nisjen e hetimeve duke pretenduar se firma e tij ishte falsifikuar, ndërsa tashmë pritet që prokuroria të marrë në pyetje eprorët e Karajt për të zbuluar se cili plotësoi flet gjobën në vlerën e 16 milionë e 372 mijë lekëve kundrejt Partisë Demokratike.
Ndërkohë burime nga prokuroria sqaruan për REPORT TV se firma e Karajt ndodhet në atë bllok gjobash pasi zakonisht aplikohet praktika ku blloku i gjobave firmoset e më pas i shpërndahet inspektorëve të terrenit.
Partia Demokratike u gjobit nga Bashkia e Tiranës për dëmet e shkaktuara në hapësirat publike nga qytetarët që u mblodhën në protestën kundër qeverisë në 8 dhjetor 2015 në Tiranë. Protesta degjeneroi në dhunë ndaj institucioneve dhe ndotje të mjedisit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com