Gjoba këmbësorëve? Shefi i Trafikut Urban, Gjoka: Ligji nuk parashikon mënyrën si do arkëtohet masa administrative

Prej disa vitesh tashmë diskutohet nëse edhe këmbësorët duhen gjobitur njësoj si drejtuesit e automjeteve kur shkelin rregullat e qarkullimit, pasi në pjesën më të madhe të rasteve, ata vetë bëhen burim i aksidenteve rrugore, duke rrezikuar në radhë të parë jetën e tyre. Por një ligj i miratuar që prej vitit 1998 duket se pengon zbatimin e masave administrative edhe ndaj këmbësorëve. I ftuar sot në emisionin Rreze Dielli Report TV, Shefi i Trafikut Urban, Taulant Gjoka u shpreh se nevojitet një dispozitë ligjore që të rregullojë mënyrën e vendosjes dhe arkëtimit të gjobave ndaj këmbësorëve.  

Cilido këmbësor që nuk respekton normat e sjelljes të përcaktuara në kodin rrugor ndëshkohet me një vlerë nga 500 deri në 2 mijë lekë të reja. Nuk mund të themi saktësisht që kemi marrë masa sipas kodit rrugor për kategorinë e këmbësorëve, kjo për faktin se mungon një akt normativ se si do të rregullohet mënyra e trajtimit dhe arkëtimit ndaj një këmbësori. Procesverbali i konstatimit që kemi ne sot të miratuar me ligj lidhur me përpilimin e kundravajtjeve administrative nuk parashikon rrugën se si do të arkëtohet një masë kur kalon afati i parashikuar ligjor. Pra nëse ti je drejtues automjeti dhe ke marrë masë administrative por nuk i shlyen dot detyrimin, policia mund të ndërmarrë si masë shtrënguese bllokimin e automjetit deri në momentin e shlyerjes së detyrimit. Ndërsa ndaj këmbësorit nuk parashikohet se çfarë masë shtrënguese do merret nëse ti nuk shlyen detyrimin. Dhe në këto kushte një masë e vendosur ndaj një shkelësi për të cilin ligji nuk parashikon se si do të arkëtohet, nuk do të japë impaktin që ne kërkojmë përveç se do të ketë një reagim social negativ ndaj policisë. Flasim për një ligj që është miratuar në 98-ën dhe sot jemi në 2018-ën. Ka 20 vjet që nuk ka gjetur zbatim, ndaj skemi pse nxitohemi sot pa e rregulluar formën deri në fund që të jemi korrekt në raport jo vetëm me këmbësorët por edhe me ligjin.

Taulant Gjoka, Shef i Trafikut Urban, Tiranë

Sipas INSTAT 9 muajt e parë të vitit 2018 shënojnë 261 aksidente dhe 36 viktima si pasojë e sjelljes së gabuar të këmbësorëve në përdorimin e rrugës. Ndërsa për sa i përket Tiranës, Shefi i Trafikut Urban, Gjoka u shpreh se viktimat në 95% të rasteve janë këmbësorë.

Nëse e ndajmë kryeqytetin në pjesën urbane dhe interurbane, do thosha që viktimat në 95% të aksidenteve janë këmbësorë. Sot, në analizën 10 mujore që ka bërë Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, pra nga 1 janari deri në 31 tetor, kemi 10 viktima këmbësore. Edhe zonat interurbane, do thosha jo me saktësi, por rreth 60% e viktimave janë këmbësorët.

Taulant Gjoka, Shef i Trafikut Urban, Tiranë

Ndërsa Albert Murati, ekspert i auditimit dhe sigurisë rrugore, u shpreh se ka mangësi në trajtimin e barabartë të përdoruesve të rrugës. Sipas tij të gjitha instancat duhet të punojnë më shumë për ndërgjegjësimin e këmbësorëve.

Është e pamjaftueshme që policia të merret vetëm me drejtuesit e automjeteve dhe të mos merret fare me këmbësorët. Drejtuesit e mjeteve, jo vetëm për shkak të prezencës së policisë, por edhe mediat po bëjnë shumë propagandë për të rritur kujdesin në rrugë. Autoshkollat e kanë rritur nivelin e tyre, pra është një seri masash. Tani edhe media duhet të kushtojë më tepër vëmendje. Një përdorues rruge që ka një mjet në dorë, ka bërë një farë kursi, kurse këmbësori përveç ndonjë informacioni të vogël në shkollë, është fare i paditur.

Albert Murati, Ekspert i auditimit dhe sigurisë rrugore

I pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse mund të zgjidhet kjo situatë problematike me këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, Murati shprehet se duhet të hyjë menjëherë në fuqi neni 200 i kodit rrugor që parashikon gjoba edhe për drejtuesit e biçikletave.

Neni 200 i kodit rrugor

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rafi: 06/11/2018 02:07

    KETA JANE KRICAT PA TRU TE ED RAMES SI DO TA GJOBITESH TI QYTETARIN QE TE KALOJE NE ANEN TJETER TE RUGES KJO NUK NDODH NE SNJE VEND TE ZHVILLUAR TE BOTES NE USA KA NJEREZ ME PAGESE QE QUHEN CROSGUARD QE SHOQEROJNE NJEREZIT KUR KALOJNE NE ANEN TJETER TE RRUGES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja