TIRANE-Gjykata e Apelit vendos prishjen e vendimit të shkallës së parë të gjyqësorit për deputetin socialist Eduard Shalsi. Gjykata e Tiranës e dënoi deputetin socialist me një gjobë prej 1 milionë lekësh për akuzën e shpifjes ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Vendimi u apelua nga deputeti socialist dhe sot shkalla e dytë e gjyqësorit vendosi kthimin për rigjykim të cështjes duke konstatuar shkleje të rënda proceduriale. Shalsi akuzoi deputeten Vokshi për të ardhurat e padeklaruara, të përfituara nga bashkëjetuesi i saj, Arian Tartari, për koncesionin e naftës, dhënë kompanisë “Stream Oil” dhe si një nga aksionerët e kompanisë “Vision Construction”.
jd/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
jd/shqiptarja.com











