Ermal Kapllani, me detyrë Drejtor i Policisë Bashkiake dhe Drejtoria e Kabinetit Anuela Rustani janë ftuar për të dëshmuar në prokurorinë e Tiranës lidhur me kallëzimin penal të bërë nga inspektori i këtij intitucioni për falsifikim dokumentash.
Dy zyrtarët e bashkisë do japin shpjegime lidhur me rrethanat e vendosjes së gjobës administrative subjektit politik Partia Demokratike.
Vetë kallëzuesi në pretendime e tij, ka treguar se firma në gjobën administrative i përket atij, ndërkohë shkrimi nuk i përket atij, dhe se sipas Karaj ditën e 8 dhjetorit ai nuk ka përpiluar asnjë gjobë të tillë.
Ndërkohë ekspertiza grafike kryer shkrimit që ka përpiluar gjobën 163 milion lekë të vjetra kundër Partisë Demokratike, ka dalë në konkluzjonin se, gjoba e bashkisë së Tiranës është e falsifikuar.Me këtë konkluzjon është njohur dhe prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit penal që ka bërë inspektori i Policisë Bashkiake Besmir Karaj.
Hetimet tashmë kanë nëvejojë për pyetjen e eprorëve të Karajt, duke filluar nga Drejtori i Policisë Bashkiake, shefja e kabinetit pranë kësaj bashkie e më tej.Nëse është e nevojshme,thonë hetuesit do të merret në pyetje edhe kreu i bashkisë Veliaj.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com