Gjoba tregtarëve në Zdrale
në gjyq 7 anëtarët e grupit

Gjoba tregtarëve në Zdrale<br />në gjyq 7 anëtarët e grupit<br>
Shtatë anëtarët e grupit kriminal që terrorizonin tregtarët në Shkodër, duke i vendosur gjoba financiare janë marrë të pandehur nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Çështja në ngarkim të 7 personave tashmë është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda ku ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzat për “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, Kryerjes së veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe Prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se të pandehur e çështjes me nr.178 janë Muhamet Liçi, Abedin Bajraktari, Denis Skutina, Fatmir Dibra, Gezim Vajushi, Besmir Domnori dhe Redi Bardhej. Aktualisht çështja në ngarkim të tyre është marrë nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda Irena Gjoka.

Grupi tmerri i tregtarëve

Shtatë personat ishin kthyer në makthin e bizneseve të Shkodrës, pasi vepronin si “taksidarë të bashkisë”,duke gjobitur me shuma 10 mijë lek të vjetra deri në 30 mijë lek, dhjetëra tregtarë të tregut Zdrale në këtë qytet. Këta persona drejtoheshin dhe koordinoheshin nga shtetasi Muhamed Liçi, i cili njihet në shkodër si simpatizant i Partisë Demokratike dhe shtetas me precedent penalë pasi është dënuar dy herë nga gjykata, për drogë dhe kundërshtim të policisë. Lici bashkë me 7 persona të tjerë të cilët me anë të kanosjes dhe kërcënimeve u merrnin 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja shitësve të frutave dhe perimeve.

Arrestimi i këtij grupi është bërë në një restorant pranë Liqenit të Shkodrës, ku Muhamed Liçi, është ndaluar nga RENEA teksa po drekonte me një shokun e tij, në ambjentet e një lokali në zonën e Shirokës. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se gjatë muajve shtator-tetor të 2016-së, anëtarët e grupit u shkonin bizneseve dhe duke i kërcënuar u thoshin se duhet të paguanin një kuotë mujore. Në të kundërt, ata nuk do të lejonin të tregtonin në ambjentet e tregut ose do ti vendosej tritol, duke i shkatëruar tezgat metalike. Në disa raste tregtarët kanë kundërshtuar të japin lek, duke pohuar se ata paguanin taksa në bashki dhe se me ta nuk kishin asnjë detyrim. Por kjo këmbëngulje nuk ka vlejtur aspak, pasi anëtarë të këtij grupi, shkonin me bllok në dorë dhe mbanin shënim emrat, kush paguante dhe kush jo.

shkoder grupi gjoba
Muhamet Liçi, Besmir Domnori, Denis Skutina

Largimi me forcë i grupit tjetër
Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”. Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar një hetim disa-mujor, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër. Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë.

Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë. Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga Tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë duke detyruar tregtarët që të paguanin “taksën mujore” tek ata.

Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhërat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojne “aktivitet”. Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit.

Gjoba me bllok në dorë
Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të Grupit,i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i merrin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin. Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017.

Pra, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton disa persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kryejnë e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë.Ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm, pasi anëtarët e tij kanë njohje me njëri-tjetrin, ka një shtrirje të aktivitetit kriminal të provuar të paktën prej 4 muajsh.

Kërcënimi
Në të kundërt, ata nuk do të lejonin të tregtonin në ambjentet e tregut ose do ti vendosej tritol, duke i shkatëruar tezgat metalike. Në disa raste tregtarët kanë kundërshtuar të japin lek

Në Zdrale
Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët,duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun