TIRANE- Për të gjithë bizneset që nuk do të paguajnë vullnetarisht gjobën mbi duhan-pirjen, do të veprojë përmbarimi me sekuestro ose bllokimin e llogarive bankare. Ky përcaktim është vendosur në projektligjin e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me duhanpirësit në ambientet publike i diskutuar dje në komisionet parlamentare. Nisma është marrë nisur nga fakti se më parë gjobat e vëna në lokale, apo ambiente të tjera nuk arrihej të vileshin. Një pikë tjetër e nxehtë për deputetët ishte dhe masa e lartë e propozuar nga ministria e Shëndetësisë. Deputetët kanë rënë dakord t’i heqin nga një zero të gjitha gjobave të propozuara. Po ashtu u propozua krijimi i ambienteve ku lejohet duhani.