TIRANE- Një vajzë minorene nga Elbasani vidhte lekë në çantën e nënës dhe në banesën e saj, dhe ja jepte tre 16-vjeçarëve banorë të lagjes së saj, të cilët e shantazhonin se nëse vajza nuk paguante do e keqtrajtonin në sy të gjithë nxënësve të shkollës dhe do i shkruanin numrin e telefonit në muret e lagjes. E mitura ka treguar në prokurori se në të gjitha rastet i ka dhënë lekë G.B, S.P, G.P nën ndikimin e dhunës psikolgjike që ata përdornin ndaj saj se do ta rrihnin para shkollës.
/Shqiptarja.com








