Gjobë 6.8 mln lekë për biznesin në Cërrik, 24.700 litra naftë kontrabandë

Gjobë 6.8 mln lekë për biznesin në Cërrik, 24.700 litra naftë kontrabandë

Fotot e biznesit të bllokuar

CËRRIK- Një gjobë prej 6.8 milionë lekë është vënë në një karburant në Cërrik, ku janë bllokuar 24.700 litra naftë, në masën 26% Fail të pamarkuar. Karburanti u gjobit  për mungesën e dokumentacioneve, pasi nuk kishte paguar akcizën dhe nuk kishte vlerën e detyrimit doganor. 

Drejtoria e Hetimit sekuestroi dokumentacionet, mori deklarimet nga pronarët e biznesit dhe mori mostra për analizat e mëtejshme të lëndës djegëse. Hetimorët dyshojnë se biznesi ka manovruar me shifrat e lëndës që do tregtohej dhe morën mostrat etalon të sasisë së karburantit sipas faturave të blerjeve.

Për pronarët u përgatit referimi për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, për veprat penale të “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë ,  “Fshehja e të ardhurave”, "Ndryshimi në aparatet matëse".

Fotot e biznesit te gjobitur

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë