Kontrolle në çdo cep me radarë dhe dronë! Gjobiten 1120 shoferë, arrestohen 8 të tjerë u kapën të dehur në timon! Hiqen 35 patenta

TIRANË- 1120 shoferë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, e ndërsa pavarësisht ndëshkimeve të shumta, duket se drejtuesit e mjeteve nuk janë aspak të ndërgjegjësuar.

35 patenta janë hequr, nga të cilët pjesa më e madhe prej tyre për shpejtësi tej normale të lejuara, një problematikë me të cilën përballet çdo qytetarë.

Ka pasur edhe nga ata që kanë qenë të dehur në timonë, më konkretisht 8 prej tyre të cilët janë arrestuar nga Policia.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.   Janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.    

Janë vendosur 301 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 67 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.  Janë vendosur 4 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara”, njofton Policia.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium