Gjobiten dy kompani/ AKU: Sekuestrohen 31 ton kripë jashtë standardeve

Gjobiten dy kompani/ AKU: Sekuestrohen 31 ton kripë jashtë standardeve

31 ton kripë janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi ishin me nivel jodi nën normën e lejuar.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në dy kompani shqiptare kane rezultuar shkelje të rënda, për të cilat janë gjobitur. Në njërën prej kompanive u konstatuan 3 shkelje ligjore: Për importim në kundërshtim me Ligjin e Ushqimit, ku mungonte certifikata origjinale e lëshuar nga vendi i origjinës, për mungesë të një sistemi funksional gjurmueshmërie, për etiketim produkti të parregullt dhe për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor.

Për këto shkelje, kjo kompani u gjobit me 600 mijë lekë. Gjithashtu iu bllokuan 16.2 ton për sasinë e magazinuar, si dhe iu kërkua që të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës që ishte jashtë standarteve.

Ndërkohë edhe subjekti tjetër, është gjobitur për import në kundërshtim me ligjin dhe veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë në shifrën e 200 mijë lekësh. Gjithashtu u urdhërua të tërheqë nga tregu produktin kripë të shpërndarë për shitje në sasinë prej 15 ton kripë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kripa: 23/05/2019 10:09

    Thjesht lufte e ndyre tergetare. ligji i talian nga vjen kripa percanton si norme standarte te kripes 3mg/kg. Ligji jone percanton nga 4-6 mg por nje nen tjeter thote se mudhd te tregetohet dhe m e2 mg/kg. Rumpalle hesapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK