Gjobiten Partizani-Kukësi, 2 ndeshje
dënohet Ndikumana, reagon Tirana

Gjobiten Partizani-Kukësi, 2 ndeshje<br />dënohet Ndikumana, reagon Tirana
Ndeshja e fundit e Superiores mes Partizanit dhe Kukësit nuk do të kalojë pa pasoja për dy ekipet, pasi Komisioni i Disiplinës i ka dënuar me gjobë me nga 50 mijë Lekë të reja, ndërsa për verilindorët shton detyrimin për zhdëmtimin e dëmeve të shkaktuara në stadiumin “Qemal Stafa” në barazimin 1-1.
 
Komisioni i Disiplinës ka dënuar dhe sulmuesin e Tiranës, Seleman Ndikumana me 2 ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Laçin. Pas vendimit ka reaguar klubi i Tiranës, që e cilëson të padrejtë vendimin. Ndërsa nuk ka dalë pa u lagur nga kjo histori as Laçi që dënohet me një ndeshje pa tifozë, ndërsa Emiljano Veliaj ashtu si Ndikumana pezullohet 2 ndeshje.

 

Reagimi i Tiranës
Komisioni i Disiplines ka denuar sot me dy ndeshje pezullim sulmuesin e Tiranes Selemani Ndikumana per sjellje jo korrekte ndaj kundershtarit. Gjyqtari Bardhyl Pashaj dhe grupi i tij per ti shkuar deri ne fund maskarades se bere ne ndeshjen Laci - Tirana, ka shkruar ne relacion argumentin me te cilin ka menduar te justifikoje gafen absolutisht jo njerezore me te cilen ndeshkoi me karton te kuq sulmuesin bardheblu.

Pamjet filmike tregojne qartesisht cfare ka ndodhur ne momentin kur lojtari i Tiranes ka reaguar pa cenuar askend, pa goditur apo bere sjellje jo korrekte si ka relatuar gjyqtari i ndeshjes. Denimi dhene per Ndikumanen eshte absurd.

Qellimet dashakeqe te gjyqtarit Bardhyl Pashaji dhe grupit te tij jo vetem demtuan Tiranen me eleminimin nga Kupa e Shqiperise por tani po e demtojne edhe ne kampionat. Nese pamjet filmike vertetojne te kunderten, se jane ndeshkuar fajtoret, se Ndikumana ka goditur, beshtyre apo bere dicka tjeter jo korrekte, KF Tirana do te kerkoje ndjese publike. Ne te kundert fajtoret meritojne te ndeshkohen per te mos cenuar garen. Pamjet filmike tregojne gjithcka.


Vendimet plota
1.KF “ Kukesi”, per sjellje jo sportive te tifozerise se tyre dhe demtim te ambjenteve te stadiumit ne ndeshje me KF “Partizani”, denohet gjobe me vlere 50.000(pesedhjetemije) leke dhe zhdemtimin e demeve te shkaktuar, bazuar ne 66/2 te KDS.
2.KF “Partizani”, per per sjellje jo sportive te tifozerise se tyre ne ndeshje me KF “Kukesi”, denohet gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne 66/1 te KDS.
3.Lojtari i KF “Ada”, Lorenc Caku, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

4.Lojtari i KF “Ada”, Samet Curri, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
5.Lojtari i KF “Besa”, Darljen Bajaziti, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

6.Lojtari i KF “Sopoti”, Halim Bega, per goditje me shkelm ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
7.KF “Naftetari”, per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes , denohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.a te KDS.

8.Lojtari i KF “Naftetari”, Florian Daci per protesta ndaj vendime te gjyqtarit me gjeste ofenduese , denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.e te KDS.
9.Lojtari i KF “Shkumbini”, Endrien Llagami, per provokim te publikut, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.
10.Lojtari i KF “Permeti”, Vasil Zyba, per sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

11.Lojtari i KF “Himara”, Klaus Borakaj, per loje te rende ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.b te KDS.
12.Lojtaret e KF “Elbasani” U-19, Granciano Hasa dhe Aldo Shabani, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet secili e 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

13.KF “Skenderbeu” U-17, per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Vllaznia” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
14.Lojtari i KF “Tirana”, Seleman Ndikumana, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet e 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

15.Lojtari i KF “Laci”, Emiljano Veliaj, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet e 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenet 48/1.d dhe 76/1.a te KDS.
16.KF “Laci”, per hedhje te sendeve ne fushen e lojes dhe futjen e personave te pa autorizuar ne fushen e lojes, denohet me zhvillimin e 1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 65/3.a te KDS.

17.Kerkesa e KF “Luftetari” U-19, shtyhet per mbledhjen e ardhshme te Komisonit te Disiplines Sportive me qellim mbledhjen e informacionit te nevojshem.
18.Mospranimin e kerkesave te lojtareve te AF “Dinamo “ U-17, Mario Gjona, Euxhenio Cami dhe Eusebio Ibrahimi.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja