Gjobitet biznesi në Golem, pasqyronte në kupon çmime të tjera nga ato reale (VIDEO)

GOLEM- Një biznes në Golem është gjobitur për shkak se aplikonte çmime të ndryshme në faturën tatimore, nga ato që i ofroheshin klientëve. Ministrja Anila Denaj gjatë inspektimit ka paralajmëruar bizneset se një gjë e tillë është e kundërligjshme, pasi është e detyrueshme që çmimet që janë të afishuara në ambiente lehtësisht të dallueshme duhet të jenë të njëjta edhe në kupon tatimor.

 “Shpesh klientët nuk kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë, por ju duhet ta zbatoni si pjesë të modelit tuaj të biznesit. Duhet të respektoni 100% detyrimin që çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë. Nuk ju ndihmon aspak një gjobë apo një shirit i vendosur, pasi i gjithë imazhi që ju ndërtoni për këtë model biznesi, për një faturë apo për dy fatura, që në mënyrë të njëpasnjëshme janë në shkelje të ligjit, ju dëmtojnë për përballë konkurrencës. Më duhet të qartësoj se inspektimi nuk ndodh çdo ditë në të gjitha bizneset, ka një arsye pse ishit ju, përtej emrit të përveçëm, përtej biznesit dhe është transaksioni në vëllim të caktuar. Nesër mund të jetë një biznesi tjetër. Në fund të ditës ne duhet t’i vendosim të gjithë para një situate, ku çdo gjë që është në politikën tuaj të çmimeve të afishohet dhe të aplikohet edhe në faturën tatimore”, tha zj.Denaj.

Ministrja i bëri thirrje biznesit që të respektojë ligjet, në mënyrë që të shmangen shkeljet, vendosja e shiritave apo edhe mbyllja e biznesit. Ajo theksoi se sipërmarrjet që operojnë në fushën e akomodimit duhet të përfitojnë nga lehtësitë fiskale që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, siç është reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 6%, për të përmirësuar shërbimet dhe për të rritur ofertën turistike, gjë e cila ndihmon në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 08/08/2019 17:42

    Filma me nivel te ulet. E para te gjithe bizneset e publikuara keto kohe per "penalitete" jane njoftuar nje jave perpara per kete show. E dyta duke pergezuar luften "Kunder" informalitetit ne plazhin privat ne Sarande KEP MERLI jo vetem qe nuk ekziston kuponi tatimor, as licenca por nuk te lejohet as te hysh pa paguar 50 euro cadren dhe 300 leke te reja nje kafe per te mos folur per te tjerat. A do shkoje ndonjehere Zj.Ministre aty?

    Përgjigju
  • Tatim paguesi: 08/08/2019 15:29

    @tatjani e di se çfarë informaliteti është këtu sepse këtu punoj, jetoj (mbijetoj) dhe paguaj taksat. Nuk marr asnjë shërbim për çka paguaj. Nuk përkrah abuzuesit POR duhet ta kuptosh se i gjith faji është i administratës tatimore dhe ndryshimeve të shpeshta të legjislacionit tatimor. Ky sistem dhe mënyrë pagese është i dështuar!Nuk zgjidhet problemi me fushata dhe gjoba! Aq më pak duke i gjobitur dhe mbyllur njëkohësisht subjektet. Kush do ti paguaj punëtorët nëse subjekti rri një muaj mbyllur pas gjobës? Biznesi i vogël dhe i mesëm vërtet paguajnë më pak taksa se të mëdhenjtë në total por mbajnë barrën më të madhe sociale me të punësuarit në këtë vend.

    Përgjigju
  • Tatim paguesi: 08/08/2019 14:05

    Nuk e kuptoj pse ky mllef dhe gjithë kjo propagandë qeveritare kundër biznesit! Çfarë kuptimi ka afishimi i çmimeve në ambiente të dukshme në plazh??? Në asnjë vend të botës nuk e kam parë këtë gjë! Restorantet kanë menu ku janë dhe çmimet për çdo produkt. Çdo pronar restoranti ka të drejtë t'i ofrojë klientit dhe çmim më të lirë se në menu. Më ka ndodhur disa herë që nga restoranti që kam drekuar më është ofruar një shishe verë ose një mix frutash ose ëmbëlsirë FALAS. Mos duhet kupon për atë?? Nëse duhet duhet të shënohet me çmim 0!Shoh kohët e fundit një mllef masiv ndaj bizneseve por ne harrojmë që biznesi (sidomos ai i vogël e familjar) është baza e ekonomisë.

    Përgjigju
    • Tatjani: 08/08/2019 15:04

      Ke te drejte formalisht por ketu n shqiperi ti nuk di cfare informaliteti ka. Ne restorante nuk deklarohet as 20% e xhiros

    • ggeku: 08/08/2019 14:55

      Besoj qe po thua te njejten. Menu-ja eshte e dukshme dhe e afishuar prandaj eshte e mjaftueshme, si kerkese ligjore. Problemi i hasur, mesa po kuptoj, eshte cmimi i ofruar i ndryshem nga kuponi tatimor qe do te thote deklarim i te ardhurave me te uleta se sa te ardhurat reale. Klientit ja shet dhe i merr 10 lek nderkohe qe ne kupon e shenon 5 lek.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë