Miss Crimea 2022, Olga Valeyeva , do të duhet të paguajë 40 mijë rubla (681 dollarë) pasi u kap duke kënduar këngën patriotike ukrainase Chervona Kalyna në një video të postuar në Instagram. Sipas gazetës ruse “Life”, Miss Krimesë iu dha një dënim i lehtë për shkak se ajo ka fëmijë të vegjël. Ajo akuzohet për "diskreditim" të ushtrisë ruse dhe përhapjen e propagandës për një organizatë ekstremiste. Një video e publikuar dje nga Ministria e Brendshme e Krimesë ku tregohet që miss kërkon falje për këndimin e këngës. Kënga e Chervona Kalynwska qenë prej kohësh një simbol i pavarësisë së Ukrainës.

 

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi rimerr Kherson, Moska pranon tërheqjen! Putin provë bërthamore në kufi në Ukrainën? Del VIDEO e trenit që shton dyshimet