Prej më shumë se 6 muajsh lufta po vijon në Ukrainë. Sot shënon dita e 214-të prej fillimit të pushtimit të Ukrainës nga agresori Rus. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi të martën një dekret që refuzon çdo negociatë me presidentin rus Vladimir Putin .
Ndërkohë që Guvernatori i Kurskut në Rusi, Roman Starovoyt, ka postuar në Telegram një shkrim në përpjekje për të siguruar banorët se mobilizimi i pjesshëm në rajon po kryhet në përputhje me ligjin.
Një gjykatë ruse ka gjobitur shërbimin e transmetimit Tëitch e cila është në pronësi të kompanisë Amazon me 60,000 £ (68,000 dollarë) për dështimin në heqjen e një interviste me një figurë politike ukrainase, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Autoritetet ruse thanë se intervista shkelte ligjet ruse për përhapjen e informacionit të rremë.
Media shtetërore ruse Tass raportuan se Koreja e Veriut ka mbështetur rezultatet e "referendumeve" në katër zona të pushtuara të Ukrainës, të cilat u përshkruan si "shfaqje propagandistike" dhe "ilegale" nga autoritetet ukrainase në Kiev.
Tass ka cituar Ministrinë e Jashtme: “Ne respektojmë vullnetin e banorëve që dëshironin të ribashkoheshin me Rusinë dhe mbështesim qëndrimin e qeverisë ruse për t'i bërë këto rajone pjesë të vendit. Referendumet u mbajtën në përputhje me kartën e OKB-së, e cila ruante parimet e barazisë së njerëzve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, në përputhje me procedurat legjitime që bënë të mundur pasqyrimin e vullnetit të banorëve të dy republikave dhe dy rajoneve”.
Rusia dhe Koreja e Veriut janë të vetmet shtete anëtare të OKB-së që kanë njohur deri më tani “rezultatet” e “referendumeve” të organizuara nga autoritetet okupuese në Ukrainë.
Kreu i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainë, Ihor Murashov, është liruar, tha shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, pas një ndalimi për të cilin Kievi fajësoi Moskën dhe e quajti një akt terrori. Këshilli i Federatës miratoi ligjet kushtetuese për aneksimin e paligjshëm të Republikës Popullore të Donetskut (DPR), Republikës Popullore të Luhanskut (LPR) dhe rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj Elon Musk, pasi shefi i Tesla-s postoi një sondazh në Tëitter me sugjerimet e tij për t'i dhënë fund pushtimit rus. Musk u kërkoi 107.7 milionë ndjekësve të tij të votojnë për idetë që përfshinin dhënien e territorit Rusisë. Si përgjigje, Zelensky postoi sondazhin e tij, por ukrainasit e kanë kritikuar Musk në postimin e tij.
Tërheqja e trupave ruse nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Lyman në Ukrainën lindore ka nxitur kritika të rralla publike ndaj drejtuesve të lartë të ushtrisë nga figura të shquara ruse. Një fushatë çeke ‘croëdfunding’ ka mbledhur me sukses më shumë se 1.30 milion dollarë për të blerë një tank të modernizuar për ushtrinë ukrainase.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi dekretin që sanksionon zyrtarisht pamundësinë e zhvillimit të negociatave me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, siç sugjerohet nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës.
Miss Crimea 2022, Olga Valeyeva , do të duhet të paguajë 40 mijë rubla (681 dollarë) pasi u kap duke kënduar këngën patriotike ukrainase Chervona Kalyna në një video të postuar në Instagram. Sipas gazetës ruse “Life”, Miss Krimesë iu dha një dënim i lehtë për shkak se ajo ka fëmijë të vegjël. Ajo akuzohet për "diskreditim" të ushtrisë ruse dhe përhapjen e propagandës për një organizatë ekstremiste. Një video e publikuar dje nga Ministria e Brendshme e Krimesë ku tregohet që miss kërkon falje për këndimin e këngës. Kënga e Chervona Kalynwska qenë prej kohësh një simbol i pavarësisë së Ukrainës.
Flamuri ukrainas u ngrit nga forcat e Kievit në fshatin Davydiv Brid, në rajonin Kherson. Lajmi u dha nga deputeti Roman Lozynskyi, i cili shërben në forcat mbrojtëse të Kievit. Përparimi i kundërofensive ukrainase në jug po vazhdon me ripushtimin e disa lokacioneve.
Në një kohë që Moska ka paralajmëruar për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, një tren është parë duke lëvizur drejt frontit ukrainas, i cili thuhet se është i lidhur me divizionin sekret të armatosur bërthamor të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. Këtë raporton shtypi britanik, por lajmi është shfaqur tashmë në Telegram, në kanalin pro-rus Rybar.
Treni lidhet me Drejtorinë e 12-të të Ministrisë së Mbrojtjes , e cila është e specializuar në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe furnizimin e armëve bërthamore.
Sipas shtypit britanik, treni ka lëvizur përmes Rusisë në drejtim të vijës së frontit ukrainas dhe mund të tregojë se Putini po përgatit një provë bërthamore për të dërguar "një sinjal në Perëndim".
Marina Ovsyannikova, gazetarja ruse që protestoi në televizionin shtetëror për luftën në Ukrainë ka thyer masën e sigurisë të ‘arrestit shtëpiak’ dhe është zhdukur bashkë me të bijën.
Ishte ish burri i saj që e akuzoi se kishte marrë dhe vajzën me vete. Por avokati i saj, Dmitry Zakhvatov, tha se ai nuk mund t'i konfirmonte ato akuza.
“Gjithçka që di është se ajo është larguar”, tha Zakhvatov për CNN.
Ovsyannikova është shtuar në "listën e të kërkuarve" të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse.
Gazetarja 44-vjeçare u bë e njohur në mars kur, si redaktore në stacionin televiziv të kontrolluar nga shteti rus, Channel One, ajo qëndroi pas një spikere dhe mbajti një tabelë ku shkruhej "Jo luftë" gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Ajo donte t’i tregonte botës se shumë rusë janë kundër pushtimit.
Putin po përgatit forcat e tij të armatosura për të kryer një provë bërthamore në kufirin ukrainas. Kjo është ajo që lexojmë në British Times e cila citon një raport të dërguar nga NATO tek vendet anëtare.
Ky është një raport i inteligjencës në të cilin paralajmëron për veprime të mundshme nga Moska, përfshirë atë të testimit të dronit të nëndetëses Poseidon të pajisur me një kokë atomike. Sipas burimeve të tjera, një tren ushtarak rus nga divizioni bërthamor është nisur për në Ukrainë, njësia është përgjegjëse për municionet bërthamore, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre sipas analistit Konrad Muzyka.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi dekretin që sanksionon zyrtarisht pamundësinë e zhvillimit të negociatave me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, siç sugjerohet nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës.
Pas aneksimit nga Moska të katër territoreve ukrainase, pas referendumeve të pa njohura nga Komuniteti Ndërkombëtar, Zelensky kishte njoftuar tashmë se nuk do të negocionte kurrë me një "Rusi të udhëhequr nga Putin".
Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të mbulojë dështimet e fundit ushtarake ruse në rajonin e Kharkiv duke bërë ndryshime të shpejta të gjeneralëve në zonë.
Sipas Institutit të Studimeve të Luftës në SHBA , një komandant i ri u emërua në Qarkun Ushtarak Perëndimor: Gjeneral Lejtnant Roman Berdnikov, i cili zëvendësoi Oleksandr Zhuravlev në këtë pozicion.
Instituti vëren se njësitë ruse nga Distrikti Ushtarak Perëndimor kanë operuar kryesisht në rajonin verilindor të Kharkivit muajt e fundit, por pa një komandant të përcaktuar qartë. Zhuravlev nuk ishte parë për disa kohë dhe Putini ndërroi dy komandantët e "Grupit të Forcave Perëndimore" brenda dy javësh.
Ramazan Kadyrov, lideri i rajonit çeçen, është një mbështetës i zëshëm i luftës së tiranit rus, ndërsa një video tregon tre djemtë duke praktikuar gjuajtjen me armë. Kadyrov, i njohur për shkaktimin e torturave mesjetare ndaj kundërshtarëve tha të hënën se ai po dërgonte Adamin, 14, Eli, 15, dhe 16-vjeçarin Akhmat në frontin e Ukrainës.
Videoja tregonte djemtë me veshje kamuflazhi dhe syze të errëta, mbi tanke, armë të lidhura në bel, duke gjuajtur raketahedhës dhe mitralozë. Ndonjëherë adoleshentët buzëqeshin ndërsa gjuanin ose bënin një gjest me gishtin lart.
“Është koha për të provuar veten në një luftë të vërtetë, unë vetëm mund ta mirëpres këtë dëshirë”, shkroi Kadyrov në Telegram.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha ushtria ukrainase ka avancuar kundër forcave ruse dhe kanë çliruar disa qyteza. Mirëpo zyrtarët ukrainas dhe lideri i instaluar nga Rusia, kanë thënë se forcat e Kievit kanë avancuar në jug, duke rikthyer kontrollin e disa fshatrave përgjatë Lumit Dnjepër.
Komanda ushtarake ukrainase, e përqëndruar në jug të shtetit, ka thënë se forcat e saj kanë shkatërruar 31 tanke ruse, një lansuese raketash.
Forcat e Armatosura të Ukrainës në rajonin e Donteskut kanë çliruar fshatin Torsken dhe kanë detyruar pushtuesit rusë të tërhiqen drejt Kreminës.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhii Cherevati, raporton Ukrinform.
“Dje ushtria jonë konfirmoi se fshati Torske ishte rimarrë. Armiku u tërhoq, mbetjet e atyre që nuk u eliminuan kur u përpoqën të tërhiqeshin drejt Kreminës, po përpiqen të ndërtojnë fortifikime atje. Prandaj, njësitë tona raketore, artileria dhe forcat ajrore po bëjnë gjithçka për t'i penguar ata të ndërtojnë fortifikime," tha Cherevaty.
Sipas tij, trupat ruse janë aktive në drejtimin Avdiivka dhe drejtimin Bakhmut, qytete pjesë e rajonit të Donteskut ku luftimet ende vazhdojnë.
Dhjetëra vendbanime, mbeten 'nën zjarrin e forcave ushtarake ruse' në Ukrainën lindore. Gjatë ditës së kaluar, trupat ruse kanë bombarduar 35 vendbanime, duke përfshirë Bakhmut dhe Kramatorsk.
Sa i përket ushtarëve rusë të sapo mobilizuar, Cherevati vuri në dukje se ata nuk kishin pasur asnjë ndikim në luftime deri më tani.
Kur bie Putini fadhist do ngordh edhe Vucici së bashku me Edvin shkjaun shqipfolës me zagart e vet
PërgjigjuArberor: Edvini nuk asht shkja por neto shqiptar trim.I vetmi nder te gjithe kryeministrat shqiptar i 32 viteve te fundit qe ne mes te Beogradit i tha Vucicit:Tashma kosova asht e pamvarun,njiheni te till edhe ju serbet. Salukovici jo vetem nuk kerkoj e as nuk e ngriti zerin per Kosove te pamvarun,por rekomandoj autonomi substanciale per Kosoven nen regjimin serb e vazhdoj furnizimin me nafte(duke thyer bllokaden nderkombetare) te ushtris se milloshevicit ku minister i propogandes ishte Vucici. Prandaj or budalla tropoj dalloje kush asht shkja netto Berisha apo Rama.