Për herë të dytë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar ballafaqimi ndërmjet biznesmenit Ylvi Beqaj që gëzon statusin e të mbrojturit nga drejtësia dhe Emiliano Shullazit të kallëzuar në prokurori nga Beqaj për shantazh e kërcënime me jetë.
Veç tensioneve në sallë gjatë momenteve të dëshmisë së Beqajt e cila do të shërbente si sigurim prove për Prokurorinë, shkak për shtyrjen e seancës mësohet se është bërë largimi i avokatëve të të pandehurve mes tyre avokatit Alban Qafa, Vladimir Meçe.
Sipas pretendimeve të mbrojtjes biznesmeni Beqaj është i pandehur nga drejtësia për një vepër penale e për këtë shkak ai s'mund të gëzoj statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Seanca e radhës u la për të mërkurën ora 15:00 ndërsa në mungesë të pranisë së avokatëve të zgjedhur nga të pandehurit gjykata u shpreh se do të caktojë mbrojtës kryesisht.
Beqaj ka kallëzuar në prokurori se është kërcënuar e gjobitur nga Shullazi disa kohë më parë duke i marrë pronat dhe një vlerë parash në 500 mijë euro, ndërsa këto akuza janë mohuar prej Shullazit.
Prokuroria ka marrë nën hetim Emiliano Shullazin, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endrit Qyqen dhe Endri Zelën pasi sipas kallëzimit këta të fundit kanë kërcënuar Ylvi Beqajn duke i marrë paratë nën kërcënimin për jetën.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com