Emri/ Vihet në pranga pjesëtari i tretë i grupit kriminal që vinin gjoba në Tiranë

Emri/ Vihet në pranga pjesëtari i tretë i grupit kriminal që vinin gjoba në Tiranë

Tiranë- Është vënë në pranga pjesëtari i tretë i grupit të strukturuar kriminal të cilët akuzohen për gjobëvënie ndaj personave të ndryshëm.

I arrestuari është Valter Ukcamaj., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, dhe ka rënë në pranga në saj të operacionit 'Përsëritja'. Ai pikërisht në saj të këtij operacioni ishte shpallur në kërkim pasi më 2 gusht u arrestuan edhe 2 bashkëpunëtorët e tij Edmond Gecaj 30-vjeç, banues në Tiranë e  I.B. 18 vjeç.

Sipas policisë nga hetimet e deritanishme rezulton se ky 35-vjeçar në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të  grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.

Arrestimi i tij ka ardhur pas një pune të mirë organizuar dhe hetimi disa javor. Ky grup kriminal sipas burimeve të Report Tv drejtohej pikërisht nga i  arrestuari Edmond Gecaj  me precedent penal në fushën e gjobëvënies. Ai gjithashtu akuzohet edhe edhe për një tentativë vrasje të presidentit të ekipit të futbollit të Korabit Fehmi Mziu në 10 mars 2016 për një çështje borxhi 20 mije euro.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë