TIRANE- Të dhëna tronditëse vijnë në fundin e dëshmisë së të penduarit Ndriçim Gjokona. Ky i fundit tregon se Sinanaj e kishte kërcënuar me vrasje, dhe se një mbrëmje mes Sinanaj e Andonit ishte planifikuar vrasja e tij, por një konflikt mes këtyre të dyve e kishte shpëtuar nga vdekja. Gjokona tregon se grupi ishte i lidhur me njerës me pushtet dhe drejtues të lartë policie. Ndërsa pohon se gjatë denoncimit në polici fillimisht ai nuk ishte marrë seriozisht madje e quajtën të çmendur, duke e fyer. Më pas ai ka folur në sy të policëve me killerin Julian Sinanaj, ku ky i fundit i ka pohur se le të fshihet sa të donte, ai sërisht do e gjente dhe do e vriste.
/Shqiptarja.com

VIDEO




