Gjon Buzuku, sakrifica e shpëtimit

Gjon Buzuku, sakrifica e shpëtimit
Gjon Buzuku është sakrifica e shpëtimit. Në të gjitha pikëpamjet dhe në të gjitha mundësitë e pashtershme të mbijetesës. Shekuj më parë nga një tërmet hyjnor u ça muri i Forumit të Romës. Banorët e Romës u munduan me çdo kusht që ta mbyllnin këtë të çarë të frikshme. Hodhën në të gurë shkëmbinj por një fuqi e llahtarshme i thithte në çast. Atëherë njerëzit shkuan tek Sibila e Kumës që rronte e mbyllur brenda një shpelle të terrshme mes pishtarëve që digjeshin por nuk konsumoheshin asnjëherë.

E pyetën Sibilën se si mundet të mbyllej e çara e Forumit. Sibila u përgjigj se duhej hedhur në të gjëja më e çmuar e Romës. Atëherë njerëzit mblodhën thesaret dhe i hodhën aty, vajzat e bukura dhe virgjëresha hodhën zbukurimet e arta, pontefikët paganë hodhën skeptrat me gurë të çmuar, fitimtarët hodhën kurorat e tyre të praruara. E çara e Forumit nuk u mbyll. Vetëm një kalorës romak, djalë i ri i quajtur Kurci siç dëshmon historiani Tit Livi e kuptoi të vërtetën.

Ai u paraqit përpara të gjithëve i hipur mbi kalë, i armatosur dhe me shikimin e vetëtimtë të syve të mëdhenj dhe të kaltër si sytë e hyjnive. Gjëja më e çmuar është jeta njerëzore. Kurci mes një heshtjeje të lemeritshme dhe një adhurimi që mund të kthente në çmenduri gjithçka u hodh bashkë me kalin në të çarën fatale dhe menjëherë e çara u mbyll me një zhurmë më të madhe se të njëqind tërmeteve. A nuk veproi kështu edhe Gjon Buzuku duke u hedhur në të çarën e shekujve dhe të gjuhës shqipe. Amen!
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri