Gjonçaj: KQZ zgjatim i pushtetit
në ikje, do të bëjë pis procesin
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjonçaj deklaron se vendimi i KQZ-së për të hapur të gjitha kutitë e qarkut të Lezhës dhe për të rinuëmruar është një vendim që tregon se KQZ vazhdon të mbetet zgjatim i pushtetit në ikje.
TIRANE- Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjonçaj deklaron se vendimi i
KQZ-së për të hapur të gjitha kutitë e qarkut të Lezhës dhe për të rinumëruar është një vendim që tregon se KQZ vazhdon të mbetet zgjatim i pushtetit në ikje.
“KQZ mori sot një vendim absurd të pabazuar ne ligj. I referohemi kërkesave te vazhdueshme tona ne vitin 2009 ku kërkuam hapjen e kutive qe u refuzuan nga 3anëtarë te kësaj tryeze dhe ankimimi jonë nuk gjeti mbështetje pranë Kolegjit Zgjedhor. Kjo praktikë e unifikuar qoftë nga KQZ e Kolegji Zgjedhor po ndryshon sepse KQZ vazhdon të mbetet zgjatim i fundit i pushtetit në ikje i PD. Dhe mesa duket interesi i tyre është të bëjnë pis procesin zgjedhor. Më lejoni t’iu kujtoj që në 2011 ndërroi në tavolinë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nëpërmjet këtyre procedurave. Atëherë diferenca ishte e ngushtë, ishin vetëm 10 vota dhe manipulimi i kutive të denoncuara asokohe nga ne i’a arriti qëllimit. Ne kemi dyshime serioze që kjo procedurë përveç zgjatjes në kohë të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe përfundimit të procesit zgjedhor nëpërmjet procedurave që tashmë dihen pranë Kolegjit, kjo shtyrje bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai çka është votuar në këtë qark”- tha Gjonçaj në një prononcim për median, nga salla e KQZ, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së këtij institucioni.
Ai shtoi se PS nuk ka frikë për procesin e rinumërimit, por ata nuk administrojnë asnjë provë, që të vërtetojë të ketë pasur parregullsi procesi përveç atyre 10 kutive ku si komisionerët e majtë dhe të djathtë kanë shënuar parregullsi. "Ne nuk kemi frikë nga procesi i rinumërimit, nuk administrojmë asnjë rast përveç atyre qendrave në 10 kuti që ne i denoncuam. Ajo që po ndodh, është që komisioni po fut duart në kutitë e votimit qe janë jashtë administrimit të partive politike"
Gjonçaj nënvizoi sërish se KQZ “kërkon të bëjë pis procesin zgjedhor duke përsëritur procesin e 2011, duke cënuar integritetin për të treguar se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar si zërat e politikës janë sot. Por asnjë komision nuk do të mund të ndryshojë rezultatin. “
“Ne nuk kemi asnjë lloj shqetësimi. Ka të bëjë me integritetin e procesit. Kjo gjë që kërkon të përsëritet është e paligjshme dhe do të gjejë kundërshtimin tonë këtu , kolegj dhe kudo”- nënvizoi në fund Gjonçaj.
Redaksia online(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40